UBT

Aliu: Trendin pozitiv që e kishim në katër vitet e kaluara, do ta vazhdojmë edhe në këtë mandat

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Udhëheqja komunale e Vitisë, ka organizuar një konferencë për media në të cilën është pasqyruar puna dhe aktivitetet komunale për gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që kanë përmendur edhe planet dhe projektet për të ardhmen. Hasan Aliu, fillimisht ka folur me atë që është punuar në katër vitet e kaluara, por që do të vazhdojnë me këtë trend të punës edhe gjatë këtij mandate.

Edhe kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, duke njoftuar për punën e organit vendimmarrës, ka thënë se për gjatë katër viteve të shkuara janë mbajtur mbi 40 seanca të Kuvendit, ku janë marrë vendime shumë të rëndësishme dhe që të gjitha, konform ligjeve në fuqi.

Por si çështje që u fokusuan më shumë udhëheqësit komunal, ishte vendimi i marr para dy ditësh nga ana e Kuvendit komunal, për përcaktimin e lokacionit të fushës ndihmëse futbollistike, e cila është miratuar të ndërtohet në Sadovinë të Jerlive, e që ka ngjallur reagime të ndryshme.

Aliu ka sqaruar se vendimi është marrë konform përcaktimeve që jepen në Planin Zhvillimor Komunal dhe duke u bazuar në kriteret që kërkohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si donator për ndërtimin e këtyre fushave.

Mobi Casa

Ai tha se për shkak të intervalit të shkurtër kohor, në bashkëpunim me Drejtorinë e Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës, kanë sjell në kuvend propozim vendimin, i cili edhe ka hyrë në rend dite me votat e shumicës së këshilltarëve dhe po ashtu është aprovuar në të njëjtën ditë.

Edhe kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, ka bërë të ditur se ai nuk është që sjell vendime, por që udhëheq me Kuvendin i cili është organ vendimmarrës. Udhëheqësit komunal të Vitisë, nëpërmjet kësaj konferencë shtypi, kanë hedhur poshtë akuzat e disa individëve por edhe subjekteve politike, të cilët dëshirojnë të shpërndajnë dezinformata dhe të nxisin opinion pozheranas, për qëllime të tyre.

Andaj edhe marrja e këtij vendimi për kohë të caktuar, është bërë për shkak të afateve shumë të shkurtër që janë deri më 7 shkurt, në mënyrë që mos të humbet ky donacion, që parasheh ndërtimin e 12 fushave në komunat që e përbëjnë Superligën e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.