KKVITI

Aliu takohet me drejtorin rajonal të OSBE-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef Aliu priti drejtorin e qendrës rajonale të OSBE në Gjilan zoti Igli To Tozani.

Të mërkurën në selinë e KBI në Gjilan kryetari i Bashkësisë Islame Naim ef. Aliu me bashkëpunëtor priti delegacionin e OSB në Glina, të cilën e kryesoi drejtori Igli To Tozani.

Aliu, i shprehi mirëseardhje z. Igli To Tozani, të cilin e njoftoi për punën dhe të arriturat e KBI në Gjilan, përkatësisht e njoftoi me përbërjen e Këshillit dhe rolin e tij në shoqëri. Përveç tjerash drejtorin e OSB e njoftoi me gjendje e objekteve fetare, dhe strukturën e shërbyesve fetar në to. Me vjetërsinë dhe numrin e xhamive në rajon, dhe ato të reja që janë ngritur viteve të fundit.

Në kundër të KBI në Gjilan rol të rëndësishëm në edukimin fetar dhe të përgjithshëm luan edhe paralelja e ndarë e medresesë “Allaudin”, për dy gjinitë.

Fundamenti

Mandej, Aliu foli edhe për rolin e departamentit të gruas në i cili vepron në kuadër të KBI.

Ndërsa për përkujdesjen e skamnoreve në kuadër të KBI vepron edhe dega e shoqatës “Bereqeti”, shoqatë e cila ndihmon familjet skamnorët, jetimët, të të gjitha komuniteteve.

Homologu i tij z. Igli To Tozanio, kryetarin Aliu e falënderoj për pritjen dhe vlerësoi lart punën e KBI, angazhimin dhe kontributin që po e jep në shoqëri në kultivimin e tolerancës dhe bashkëpunimit ndër fetar në rajon.

Në takim ishin të pranishëm Arjeta Rrotlla, nga OSB, dhe kryeimami Iljas ef Mustafa.
Të dy homologët u zotuan që vizitat dhe bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen për të mirën e përgjithshme./rajonipress/