FITORJA

Aliu priti një delegacion nga Turqia, u bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit dhe investimeve në Viti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim një delegacion nga Turqia, konkretisht nga Oda Ekonomike e qytetit Turgutllu të Turqisë të kryesues nga Faruk Aydin, kryetar i bordit të DHTI-së. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Rexhep Gynduz, kryetar i Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa të Turqisë, si nismëtar i këtij bashkëpunimi. Me këtë rast në këtë takim është bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit në interes të dy komuniteteve.

Aliu i falënderoj ata për vizitën duke i njoftuar ata me gjendjen e gjithëmbarshme në këtë komunë dhe mundësive të mira për investime.

Aliu fillimisht ka njoftuar për historikun e shkurtër të komunës së Vitisë, numrin e popullsisë dhe resurset që posedon kjo komunë. “Ne si komunë jemi të njohur në Bujqësi e Blegtori dhe kemi një mërgatë që është shumë aktive dhe ndihmon shumë në zhvillimin e ekonomisë.

Ai shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit, ndërkohë njoftoi edhe me përfaqësuesit e disa bizneseve shumë të suksesshme të komunës së Vitisë.

GRANDEMALL

Ndërkaq z. Aydin , bëri të ditur se përfaqësojnë komunitetin e biznesit të qytetit Tutrgutllu dhe u shpreh i kënaqur me atë që ka parë gjatë vizitës në disa kompani kosovare dhe teknologjinë që e përdorin ato.

“Po shihet që këtu ka shpresë për një zhvillim të suksesshëm të ekonomisë në Kosovë, dhe shpresoj shumë që Kosova do të avancoj edhe më shumë me produktet e saja në tregun e BE-së.Në kuadër të Odës Ekonomike të Turgutllus, veprojnë mbi 3 mijë biznese dhe atje çdo kompani është e obliguar të jetë anëtare e odës Ekonomike, gjë që ka ndikuar shumë pozitivisht në mbështetje dhe zhvillim sa më të mirë të tyre”, tha Aydin.

Në këtë takim u shkëmbyen përvojat mes biznesmenëve turq dhe atyre të komunës së Vitisë, si dhe u shqyrtuan mundësit e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.