United Hospital

Aliu pret drejtuesit e AKP-së, në fokus bashkëpunimi për menaxhimin e pronave dhe projektet zhvillimore në Viti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka zhvilluar një takim pune me udhëheqësin e Divizionit të Zyrës Rajonale të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në Gjilan, Zeqirja Morina, ku u diskutuan çështje me rëndësi strategjike për administrimin e pronave dhe avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Takimi u përqendrua në koordinimin e veprimeve ndërmjet Komunës së Vitisë dhe AKP-së për trajtimin e pronave të administruara nga kjo agjenci, me synim krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin ekonomik lokal dhe menaxhimin sa më efikas të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua statusit dhe perspektivës së pronave ku ushtrojnë veprimtarinë ndërmarrjet me interes publik KRU “Hidromorava” dhe “Eco Higjiena”, objektet e të cilave ndodhen në pronë të NSH “Agromorava”. Bashkëbiseduesit shqyrtuan mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve institucionale që do të garantonin funksionimin normal të këtyre ndërmarrjeve dhe do të krijonin bazë për investime të mëtejshme.

Eco Higjiena

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për forcimin e koordinimit institucional, shkëmbimin e informatave lidhur me çështjet pronësore, si dhe për projektet zhvillimore që kërkojnë bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Komunës së Vitisë dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Vëmendje iu kushtua edhe aktiviteteve ekonomike që zhvillohen në pronat e administruara nga AKP-ja dhe mundësive për shfrytëzimin e tyre në funksion të zhvillimit lokal.

Të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi i vazhdueshëm institucional dhe koordinimi profesional janë elemente kyçe për zgjidhjen e çështjeve pronësore, krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investime dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Komunën e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.