Mobi Casa

Aliu nuk e njeh Refik Hasanin si përfaqësues të Zabelit

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Këshilltari komunal nga radhët e LDK-së Avdyl Aliu thotë për rajonipress se Refik Hasani nuk do të duhej të vetëquhej përfaqësues i lagjes së Zabelit. Refik Hasani e përmend edhe një farë këshilli të lagjes, por me përgjegjësi të plotë them se nuk ekziston një këshill i tillë , në fakt ai ekziston vetëm se në mendjen e Refikut shprehet Aliu.

Këshilltari komunal nga radhët e LDK-së Avdyl Aliu nuk pajtohet me disa vlerësime që i jep Refik Hasani rreth investimeve që kanë ndodhur në lagjen e Zabelit. Në fakt Aliu thotë se ato që tani po i thotë Hasani, ai vet i ka thënë para dy vitesh.

“Unë qysh në vitin 2010 pata alarmuar për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Zabeli i Sahit Agës në të gjitha aspektet dhe pata bërë thirrje për intervenim nga ana e Qeverisë Komunale për përmirësim të gjendjes . Në vend se t`i bashkëngjitej thirrjes sime i vetëquajturi “përfaqësues i lagjes” (Refik Hasani), partia e të cilit është në pushtet , ai e mbronte nga unë Qeverinë Komunale kinse ajo ka bërë diçka për këtë lagje, dmth nuk u pajtua atëherë me thirrjen time e cila kishte të bënte me kërkesat e arsyeshme të qytetarëve të Zabelit të Sahit Agës. Ja , sot pas dy e më tepër vitesh pajtohet me atë që kam thënë unë atëherë. Domosdoshmërisht rrjedh pyetja : cili në të vërtetë është Refiku, ai i atëhershmi apo ky i sotmi?

Aliu thotë se në kushte normale do të duhej t`i vij keq Refikut të dalë me këso konstatimesh pa i kërkuar një herë falje qytetarëve të kësaj lagje për mashtrimet që u’a ka bërë ai me partinë e tij gjatë fushatës elektorale.

“Poashtu, në kushte normale do të duhej t`i vij keq të paraqitet në publik si përfaqësues i lagjes. Partia e tij ja ka dhënë mundësinë të bëhej përnjëmend përfaqësues i lagjes duke e nominuar atë si kandidat për Këshilltar Komunal, Refiku ka hyp në peshore të tillë , por nuk ka peshuar shumë pak për mos me than hiç , andaj nuk do të duhej të vetëquhej përfaqësues i lagjes. Refiku e përmend edhe një farë këshilli të lagjes. Me përgjegjësi të plotë them se nuk ekziston një këshill i tillë , në fakt ai ekziston vetëm se në mendjen e Refikut “shprehet Aliu.

Eco Higjiena

Aliu tha se përfaqësuesit zgjidhen me anën e votës e jo nëpër oda e nëpër zadruga . “Zgjedhjet e fundit Komunale kanë prodhuar dy përfaqësues nga Zabeli i Sahit Agës për asamble komunale. Jam unë Avdyl Aliu nga radhët e LDK-së dhe është Shukrije Rapuca nga PDK-ja” sqaron ai.

Si këshilltar të zgjedhur në përbërjen e tanishme të Kuvendit Komunal, nuk jemi në Kuvend vetëm se me votat e kësaj lagjeje mirëpo ne jetojmë në këtë pjesë të qytetit andaj nuk ka si mos të bëhemi nganjëherë subjektiv e të merremi më shumë me brengat dhe nevojat qytetarëve të kësaj pjese të qytetit në raport me lagjet dhe vendbanimet tjera të Komunës së Gjilanit.

Edhe pse vijmë nga parti të ndryshme në këtë përbërje të Kuvendit Komunal , kur janë në pyetje interesat e Zabelit të Sahit Agës edhe unë edhe kolegia ime nga PDK-ja e përkrahim njëri-tjetrin në diskutime në lidhje me kërkesat të cilat ne i bëjmë për projekte investive për Zabelin e Sahit Agës, këtë ç’do kush mundet me pa nëse do t’i shikonte procesverbalet e seancave të Kuvendit Komunal dhe aty e gjen interesimin tonë për investimet dhe nevojat elementare të qytetarëve të Zabelit të Sahit Agës thotë Aliu.

Për mua janë shumë të njohura dhe janë mirë të identifikuara nevojat më elementare të kësaj pjese të Gjilanit, ne i kemi edhe të radhitura sipas prioriteteve, edhe nuk pushoj së përmenduri në Kuvendin Komunal , por qytetarët duhet ta dinë drejt dhe nuk duhet mashtruar ata.

Kuvendi Komunal është në krizë financiare, ka problem me borxhet e vjetra, ka probleme me gjykatat (pothuajse ç’do rast në gjykatë e humb Komuna) të cilat presin të grumbullohen mjete në xhirollogari të Komunës e të u marrin duke i lënë me gishta n’gojë. Andaj e ndihmoftë zoti Zabelin e Sahit Agës se kjo qeveri nuk mundet, do të duhej ta dijë këtë edhe “përfaqësuesi i lagjes” e mos të përpiqet që t’iu tregojë përralla qytetarëve të Zabelit të Sahit Agës sepse edhe ashtu Zabeli i Sahit Agës kurrë nuk i ka dëgjuar përrallat e tij përfundon Avdyl Aliu./rajonipress/