UBT

Aliu: Ngecja e zhvillimit nuk mbulohet me propagandë

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Zhvillimi nuk është çështje partie apo militantësh, por çështje dijeje, përvoje dhe integriteti. Ndërkohë, Gjilani po humb kohë të çmuar. Po humb investime. Po humb rininë. Po humb shpresën. Rrugët janë të shkatërruara, shkollat në gjendje të mjerueshme, e shërbimet publike të papërgjegjshme dhe joefikase ka shkruar Avdyl Aliu.

Postimi i plotë:

Sot ndjej një shqetësim të thellë dhe përgjegjësi si qytetar dhe pjesë e institucioneve për të reaguar ndaj një përpjekjeje të turpshme të qeverisjes komunale në Gjilan për ta hedhur fajin mbi opozitën për ngecjet e mëdha në zhvillimin e komunës.

E vërteta është ndryshe dhe është e hidhur.
Sot, drejtimin e komunës e kanë njerëz pa asnjë përgatitje profesionale, pa përvojë, pa dije dhe fatkeqësisht, edhe pa vullnet për të mësuar. Kemi drejtorë me shkollë të mesme në pozita që kërkojnë kompetencë të lartë menaxheriale dhe teknike.

Vendimet në komunë merren ad hoc, pa analizë, pa planifikim afatgjatë, pa konsultim me qytetarët apo ekspertët. Mungesa e vizionit ka sjellë vetëm improvizime, projekte të dështuara dhe humbje të mundësive zhvillimore.

Zhvillimi nuk është çështje partie apo militantësh, por çështje dijeje, përvoje dhe integriteti.
Ndërkohë, Gjilani po humb kohë të çmuar. Po humb investime. Po humb rininë. Po humb shpresën.

UBT

Rrugët janë të shkatërruara, shkollat në gjendje të mjerueshme, e shërbimet publike të papërgjegjshme dhe joefikase.

Përgjegjësia bie mbi ata që kanë zgjedhur njerëz të papërshtatshëm për pozita kyçe – për interesa partiake apo personale.

Në tetor, kemi mundësinë të kërkojmë llogari dhe të mos e lëmë më fatin e komunës në duart e atyre që nuk dinë as ku fillon e ku mbaron përgjegjësia e një drejtori.
Koha është për:

Profesionalizëm
Transparencë
Plane të qarta dhe zhvillim real

Nëse duam një Gjilan të fortë, të zhvilluar dhe me të ardhme për të gjithë, atëherë duhet që institucionet të drejtohen nga njerëz me dije, përvojë dhe ndershmëri.

Administrata nuk është zyrë punësimi për militantë, por duhet të jetë motor i zhvillimit për qytetarët.
Zhvillimi nuk ndodh vetvetiu – ai udhëhiqet! Dhe duhet të udhëhiqet nga të zotët, jo nga të paditurit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.