UBT

Aliu: Lajm i mirë është shërimi i 17 qytetarëve vitias nga virusi COVID-19, megjithatë kujdes për vetën dhe të tjerët!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), të mbajtur sot, zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu bëri me dije se lajm i mirë është që 17 qytetarë të kësaj komune janë shëruar nga virusi pandemik COVID-19.

Megjithatë ai kërkoj nga qytetarët që të respektojnë masat e vendosura nga qeveria dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) pasi që sipas të dhënave zyrtare numri i të prekurave me këtë virus është në rritje. “Ne ju jemi gëzuar njoftimit për shërimin e 17 qytetarëve tanë. Megjithatë ju lusim për kujdes dhe të i respektoni rekomandimet e institucioneve të vendit pasi që numri i të infektuarave është në rritje. Prandaj mbani distancën, vendosni maska dhe keni kujdes për vetën pasi që duke ruajtur vetën ju ruani edhe të gjithë të tjerët” u shpreh Aliu.

Gjithashtu ai thotë se ne duhet të jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të dalin shkaku i pandemisë.

FITORJA

Edhe përfaqësuesi i Policisë në këtë takim bëri me dije se ata po kujdesën për zbatimin e masave dhe se deri me tani janë shqiptuar 7 gjoba për kundërvajtje ndaj subjekteve afariste për mos respektimin e masave.

Ndërkaq thirrje për kujdes të shtuar ka bërë edhe Hanife Jonuzi, Drejtoresh për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.