GRANDEMALL

Aliu: Dështoi përpjekja e mbrëmshme që të fryhet një situatë krize në veri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se ka dështuar përpjekja për të krijuar krizë në Kosovë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Aliu konsideron se edhe më herët kishte pasur të tilla veprime që sipas tij, kishin qenë të sinkronizuara.

“Si duket, dështoi përpjekja e mbrëmshme që të fryhet një situatë krize në veri. Sulme sinkrone që po ndërtonin një përsëritje të marsit 2004 dhe korrikut 2011. U bë përpjekje të ndërtohet prilli 2020. Produkt i të parës ishte raporti i Kai Aides, që u morr edhe si detyrë projektuese për ndarjet me decentralizim etnik dhe eksterritorialitet fetar në pakon e Ahtisaarit.

E dyta riktheu bllokimin e urës, ngriti barrikadat e shumta në veri, thelloi këto ndarje dhe solli marrëveshjen për ‘zajednicën’. Dhe kjo e treta tash mbase do të përgatiste terrenin për ndarje definitive, për marrëveshjen Thaçi-Vuçiq.

Në të parën pati dhjetëra të vrarë, në atë të dytën u vra polici Enver Zymberi. Dhe, tani prilli 2020 do të mund të sillte gjakderdhje të sërishme në mes të krizës së pandemisë. Herëve tjera, qytetarë të shumtë u nxitën, dhe me idenë se po godisnin Sërbinë u përfshinë në ngjarje që realisht u keqpërdorën më pastaj për marrëveshjet e dëmshme”, ka thënë Aliu.

UBT

Sipas tij, ‘RTK mbrëmë kishte aktivizuar mekanizmat dhe punonte me kapacitet të plotë, njëjtë si në 2004 dhe 2011.’

“Sikur donte të ngrohte ca gjak për ngjarje të reja”, thotë ai.

Aliu thekson se Presidenti Thaçi e do marrëveshjen e cila e ndanë Kosovën.

“Mbrëmë nuk patën sukses por nuk do të thotë që nuk bëjnë përpjekje të tjera. Thaçi e do marrëveshjen e cila e ndanë Kosovën ashtu siç e din vetëm ai. Prandaj, populli është ndarë nga ky njeri që realisht nuk është më president, meqë nuk e përfaqëson më unitetin e popullit. Në fakt, më parë, populli është bërë unik kundër tij”, ka shkruar Aliu./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.