Mobi Casa

Aliji kthehet me urgjencë te Baseli

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mbrojtësi “fringo” i kombëtares shqiptare, Naser Aliji, ka luajtur këtë kampionat si titullar, me kohë të plotë, në shtatë ndeshjet e kampionatit zviceran. Këtë periudhë e ka konsumuar si pjesë e Vaduzit, por aty ka qenë i huazuar.

Kumanovari, që debutoi me kuqezinjtë e De Biazit më 13 qershor, në miqësoren e fituar 1-0 ndaj Francës, në “Elbasan Arena”, është pronë e klubit të shumëfishtë kampion të Zvicrës, Bazelit.

Kësisoji, duke pasur të gjitha të drejtat mbi lojtarin, e ka kthyer mbrapsht atë nga huazimi. Kjo do të thotë se nga kjo fundjavë, Aliji do të jetë pjesë e Baselit, ku aktivizohen edhe dy kuqezinj të tjerë, Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi, transmeton Telesport. Mediat helvete bëjnë me dije se kampionët në fuqi të këtij vendi kanë vendosur ta ndërpresin në mënyrë të menjëhershme huazimin e mbrojtësit të majtë te Vaduzi.

FIDANISHTJA

Kujtojmë se Naser Aliji u huazua në janar te ky klub i Superligës Zvicerane, me qëllim që të kishte hapësira aktivizimi, të cilat nuk i munguan për asnjë moment. 21-vjeçari ka luajtur 630 minuta me Vaduzin në kampionatin e ri helvet, ndërkohë që ishte titullar edhe në eliminatoret e “Europa League”.

Aliji është një ish-lojtar i kombëtares së Zvicrës U-21, ndërkohë që vendopsi të përfaqësojë Shqipërinë, pas ftesës së trajnerit, Gianni De Biasit, në rang kombëtareje të madhe. Shkak për këtë rikthim të beftë dhe ndërprerjen e huazimit është bërë dëmtimi i Adama Traoré, mbrojtësit nga Bregu i Fildishtë i Baselit, kështu që klubi kampion duhej ta mbushte këtë boshllëk. Aliji është njeriu i duhur, edhe për faktin se është në pronësi të Baselit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.