Hidromorava

Ali Podrimja “bashkon” qytetet e lindjes dhe të vdekjes

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjakova, qyteti i lindjes së poetit Ali Podrimja dhe qyteti Lodeve i Francës, në të cilin poeti e dha frymën e fundit, do të binjakëzohen me 11 maj, për ta nderuar kështu bashkarisht jetën dhe veprën e poetit të ndjerë.Ceremonia e binjakëzimit, që do të bëhet nga kryetari i Gjakovës dhe kryebashkiakja e qytetit Lodeve, do të organizohet në kuadër të Mitingut të 49-të të Poezisë që mbahet në Gjakovë, ndërsa sipas organizatorëve të mitingut, ky edicion do t’i kushtohet në tërësi poetit Podrimja.

Siç bën të ditur Muharrem Kurti, kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, njëherit organizator i Mitingut, ideja për binjakzimin e dy qyteteve ka ardhur nga organizatorët e aktiviteti letrar në Lodeve të Francës, ide kjo që menjeherë është përkrahur nga organizatorët e Mitingut dhe qeveria lokale në Gjakovë. “Ditë më parë binjakëzimi i këtyre dy qyteteve është miratuar unanimisht edhe në Asamblenë komunale të Gjakovës dhe është komuna e Gjakovës ajo që ka marrë përsipër organizimin e tërësishëm të ceremonisë së binjakëzimit.

Ceremonia do të jetë solemne dhe do të mbahet në ambientet e Kuvendit Komunal të Gjakovë, ku përveç përfaqsuesve të të dyja qyteteve do të ketë edhe shumë mysafirë, konkretisht poetë, shkrimtar e artistë të shquar vendor e ndërkombëtar, pjesmarrës në të gjitha aktivitetet tjera të Mitingut. Konsideroj se ky aktivitet do të jetë pika kulminante e Mitingut, bashkë edhe me tribunën dhe orën e madhe letrare”, ka thënë ai.

FITORJA

Sipas Kurtit, fakti se ky Miting do t’i kushtohet në tërësi Ali Podrimes, do ta madhështojë shumë këtë edicion.“Ky edicion do të jetë shumë madhështor, përv shkak se do t’i kushtohet një figure madhështore siç është poeti Ali Podrimja, njëri nga themeluesit dhe miqtë më të mirë të këtij Mitingu. Në nderim të Aliut, do të mbahet tribuna qëndrore e Mitingut dhe ora e madhe letrare. Evenimenti do të madhështohet edhe më tej me pjesmarrjen e miqve nga franca, konkretisht poetëve organizatorë të evenimentit ku morri pjesë dhe u nda nga jeta poeti Podrimja”, ka thënë Kurti.

Nga ana tjetër, Engjull Berisha nga këshilli organizativ, ka bërë të ditur për vijueshmërinë e Mitingut, i cili do të fillojë me 8 maj me atë që tradicionalisht thirret “Java e Mitingut” dhe do të përfundojë me 11 maj. “Aktivitetet do të fillojmë me 8 maj dhe do të kemi 6 promovime të librave dhe disa orë letrare, përfshirë atë për fëmijë dhe orën letrare që mbahet në qytetin e Bajram Currit në Shqipëri. Dita qëndrore do të jetë me 11 maj me tribunën e Mitingut kushtuar veprës së Ali Podrimes dhe orën e madhe letrare në të cilët pjesmarrjen e kanë konfirmuar poetë nga Kosova, Shqipëria dhe shumë vende tjera të botës si Greqia, Franca, Bullgaria, Amerika dhe Zvicra.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.