Ali Arifi: Sfidë serioze mbeten kërkesat për kompensim

Gjilan – Aktualisht jemi në fazën finale të përfundimit të PZHK(2021-2029) dhe në proces të punimit të HZ. Sfidë serioze mbeten kërkesat për kompensim të grumbulluara të cilat janë në disproporcion të madh me kapacitetin buxhetor të Komunës së Gjilanit tha për rajonipress Ali Arif drejtor i urbanizmit.
Ali Arifi është drejtor i Urbanizmit dhe një kuadër që e njeh mirë këtë fushë, meq është që nga fillimi në këto procese, ku ka marrë pjesë aktive si profesionist.
Arifi tha se aktualisht jemi në fazën finale të përfundimit të PZHK(2021-2029) dhe në proces të punimit të HZ. Sfidë serioze mbeten kërkesat për kompensim të grumbulluara të cilat janë në disproporcion të madh me kapacitetin buxhetor të Komunës së Gjilanit tha Arifi
Sipas tin në Drejtorinë e Urbanizmit pas një vrojtimi dhe analizimi nga këndvështrime të ndryshme të situatës, në aspektin legjislativ, kadrovik dhe organizativ, janë konstatuar parregullsi, pasoj të shkaktuara dhe adresimet, si në vijim:
1. Në aspektin legjislativ: – Janë dhënë Leje Ndërtimore të Përkohshme, në bazë të një vendimi të KKGj, që është konstatuar i paligjshëm. Nga këto veprime është penguar zhvillimi i infrastrukturës publike. Për evitimin e efekteve negative të mëtutjeshme i kemi rekomanduar KKGj shfuqizimin e këtij Vendimi.
Për kompozimin e pronave private të shpronësuara për interes publik, është aplikuar rritja e koeficientit të ndërtimit të pronarëve të cilëve ju janë shpronësuar pronat për interes publik. Nga këto veprime është shkaktuar mbingarkim e infrastrukturës së planifikuar dhe shpesh ka shkaktuar padrejtësi për shkak të zbatimit selektiv.
Për evitimin e kësaj parregullësije dhe zbatimit të ligjshmërisë i kemi rekomanduar KKGj shfuqizimin e këtij vendimi.
-Janë lëshuar Leje Ndërtimi pa kontroll kompetente të profileve profesionale me kompetencë adekuate, për shkak të mungesës së stafit esencial profesional. Këto veprime kanë shkaktuar ulje të besueshmërisë së rregullshmërisë dhe cenim të sigurisë së Lejeve Ndërtimore të lëshuara në këtë mënyrë.
Në funksion të evitimit të kësaj mangësie janë iniciuar procedurat për blerjen e shërbimeve profesionale ( plotësimi me staf esencial profesional).
2. Në aspektin kadrovik, nga 26 pozita, sa janë të planifikuara sipas organogramit, aktualisht aktive janë 15( 4 janë në suspenduar për shkak të procedurës gjyqësore që nuk ka marrë epilog akoma, 7 të tjera janë të lira. Mungesa e stafit ka shkaktuar grumbullim të kërkesave për Leje Ndërtimore, legalizim të objekteve pa Leje Ndërtimore dhe kërkesave të tjera të qytetarëve, si dhe lëshimin e Lejeve Ndërtimore pa kompetencë të mjaftuar dhe adekuate profesionale, si kërkohet me legjislativin adekuat në fuqi.
Për evitimin e kësaj parregullësije janë iniciuar procedurat për plotësimin me staf esencial adekuat profesional për funksionim normal në trajtimin e kërkesave të grumbulluara.
3. Në aspektin organizativ është konstatuar: mungesë e definimit të saktë të detyrave, kompetencave dhe përgjegjësive të sektorëve që për pasojë ka konfuzion në funksionim dhe zvogëlim të efikasitetit në veprim dhe mospërputhje të përshkrimit të kompetencave profesionale të pozitave sipas organogramit me vendimet e punësimit, për disa pozita organizative. Në harmoni me legjislacionin në fuqi dhe procedurat e parapara do të adresohet edhe ky defekt tha Arifi./rajonipress/