RCCOLA

Ali Ahmeti: Shqiptarëve në Maqedoni s’u duhen më shumë se dy parti

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dje në një intervistë për Ora News tha se ekzistenca e më shumë se dy partive politike në Maqedoni dëmton shqiptarët e këtushëm. Ai u shpreh se partitë politike nuk duhet të bëjnë garë për të bërë marketing ditor, për të treguar se sa është patriot e kombëtar njëri apo tjetri.

“Shqiptarëve në Maqedoni nuk u duhen më shumë se dy parti politike. E them me përgjegjësinë më të lartë, sepse ekzistenca e dy e më shumë partive politike në Maqedoni dëmtohen shqiptarët, bëhen shqiptarët të parëndësishëm. Partitë politike mos shndërrohen si garë për të bërë marketing ditor se sa është patriot e kombëtar njëri apo tjetri. Ekzistenca e më shumë se dy partive politike është në dëm të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Ahmeti.

Eco Higjiena

Sipas tij, në zgjedhjet e fundit parlamentare shqiptarët kanë humbur 10 mandate, nuk ka humbur BDI.

“Dhjetë mandate nuk i fitoi askush, d.m.th. shqiptarët në mandatin që lamë pas i kishin 28 mandate, sot i kemi 20 mandate dhe realisht duhet të kishim 30 mandate, ne kemi 20 mandate nga 6 parti politike që morën pjesë në garë. Kjo është një praktike e keqe. E njëjta praktikë është instaluar në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshëvës. Nuk kanë nevojë shqiptarët as në Mal të Zi as në Luginë të Preshevës të kenë nga 9 parti politike. Por kjo është vullnet i njerëzve të ndryshëm që gjejnë përkrahës dhe nuk është vështirë të bësh një parti politike”, theksoi kreu i BDI-së.