UBT

Ali Ahmeti: Gjuha shqipe është në rrezik, duhet t’i dalim zot, pa shqiptarët Maqedonia i ka ditët e numëruara

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, një prej partive kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, tha se gjuha shqipe atje është “në rrezik”.

Gjatë një paneli diskutimi në Samitin e Diasporës në Tiranë, ku, ndër të tjerë, morën pjesë edhe kryediplomatët e Kosovës dhe Shqipërisë, Ali Ahmeti tha se gjuhës shqipe “duhet t’i dalim zot të gjithë”.

“Sa i takon gjuhës shqipe në Maqedoni, është një rrezik i vërtetë që mendoj që duhet t’i dalim zot të gjithë gjuhës që e flasim të gjithë”, tha ai.

UBT

Ahmeti tha se gjuha shqipe në RMV është e garantuar me Marrëveshjen e Ohrit të gushtit të vitit 2001 që i dha fund luftës në Maqedoninë e Veriut. Ajo marrëveshje siguroi, ndër tjerash, që shqipja të bëhej gjuhë zyrtare dhe të rritej pjesëmarrja e shqiptarëve në institucionet qeveritare, polici e ushtri.

Ai tha se ajo marrëveshje u nënshkrua dhe “garantua” edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO dhe se është e përbashkët përgjegjësia për ta mbrojtur atë.

“Përgjegjësinë e kemi të përbashkët: Washington, Bruksel, NATO, forcat politike shqiptare, forcat politike maqedone. Maqedonia ka ardhmëri në bashkjetetsë, në bashkqeverisje vetëm me shqiptarët. Pa shqiptarët, Maqedonia nuk mund të mbijetojë dhe ditët i ka të numëruara”, tha Ahmeti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.