UBT

Aleatja e Amerikës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Falë përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Republika e Kosovës u bë edhe me ushtrinë e saj. Pas votimit në Kuvend Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë ta mbajë emrin e njëjtë, mirëpo prej dje do të ketë mision ushtarak. Kryeministri Haradinaj u zotua se ushtria e re do të jetë krah i Amerikës në rreshtin e ushtrive të paqes në botë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar tri projektligjet, të cilat mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Miratimi i ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës i sigurojnë kompetenca ushtarake FSK-së. Të gjitha ligjet janë votuar me vota unanime të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përpos të atyre të Listës Serbe, që e kanë bojkotuar seancën.

Uji Dea

Para se të nisë votimi i ligjeve Kuvendi i Kosovës seancën për transformimin e FSK-së e ka nisur me një minutë heshtjeje për t’i nderuar të gjithë brezat që në rrethana të ndryshme sakrifikuan për këtë ditë. Ndërsa pas votimit të këtyre ligjeve mbështetjen për Ushtrinë e Kosovës e kanë rikonfirmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, por jo edhe NATO-ja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.