Fundamenti

Albright: Mirënjohëse ndaj Kosovës dhe Shqipërisë për ofrimin e strehimit për afganët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka shprehur mirënjohjen e saj për vendet që kanë pranuar të mirëpresin refugjatët afganë, në mesin e tyre edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Albright në një postim në Twitter ka thënë se duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan.

“Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talibanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët të ndjekin [këtë shembull]”, ka shkruar Albright, raporton Telegrafi.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por edhe Qeveria e Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot konfirmuan atë që dy ditë më parë raportoi agjencia Reuters, se Qeveria amerikane ka zhvilluar bisedime me Kosovën dhe Shqipërinë për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan.

Uji Dea

Në Afganistan, militantët talibanë po marrin me shpejtësi kontrollin nga forcat qeveritare, teksa forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë nisur tërheqjen.

Shumë afganë që kanë punuar me forcat e huaja kanë frikë nga hakmarrja e militantëve talibanë për shkak të punës së tyre.

Departamenti amerikan i Shtetit ka shpallur një program të ri i cili u mundëson mijëra afganëve mundësinë të zhvendosen si refugjatë në SHBA.

Mijëra afganë që do të jenë pjesë e këtij programi duhet të barten në një shtet të tretë, dhe të presin për 12 deri në 14 muaj derisa të analizohet gjithë aplikacioni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.