FIDANISHTJA

Albin Kurti nominohet kandidat për kryeministër nga LVV, nuk kishte kundër-kandidat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, është përsëri kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për postin e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

Lajmi u konfirmua gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ku Sami Kurteshi deklaroi se Kurti është i vetmi që ka mbledhur nënshkrimet për këtë kandidaturë.

“Kandidati i vetëm për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje është Albin Kurti”, deklaroi Kurteshi.

Në fjalimin e tij pas nominimit, Kurti vlerësoi sfidat e mandatit të tij qeverisës, përfshirë pandeminë, rritjen e çmimeve, krizën energjetike dhe agresionin e shtuar nga Serbia. Ai theksoi se pavarësisht këtyre sfidave, qeveria e tij ka arritur të kapërcejë krizat afatshkurtra dhe të vendosë themele të forta për një shoqëri me drejtësi, barazi dhe zhvillim.

GRANDEMALL

“Kosova është me fat që ka pasur një qeveri të Vetëvendosjes në këto kohë të vështira. Ne jo vetëm që kemi kapërcyer sfidat, por kemi vendosur baza për një të ardhme më të mirë,” tha Kurti.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, duke i cilësuar si të veçanta jo vetëm për Kosovën, por edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Këto zgjedhje nuk janë vetëm për të prezantuar një program të ri qeverisës për katër vitet e ardhshme, por edhe për të informuar qytetarët në detaje për të gjitha të arriturat dhe sfidat e mandatit tonë,” shtoi ai.

Zgjedhjet e vitit 2025 pritet të jenë një moment i rëndësishëm për politikën në Kosovë, ndërsa LVV-ja synon të ruajë pozicionin e saj udhëheqës në skenën politike të vendit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.