Uji Dea

Albin Kurti: Me Sami Kurteshin kalohet nga injoranca të dija e nga uzurpimi te çlirimi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në tubimin zgjedhor përmbyllës në Gjilan, deputeti Albin Kurti ka thënë se Gjilani duhet të dëshmohet edhe me 22 tetor siç ka ditur gjithnjë, e kësaj radhe duke e votuar për kryetar Sami Kurteshin. Ai ka thënë se kur në Gjilan nuk ka pasur sundim, ka pasur keqqeverisje.

Kurti e ka quajtur Lutfi Hazirin kumbarë të decentralizimit mbi baza etnike, duke e akuzuar për dëmtimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe rritjen e ndikimit të Serbisë në rajonin e Anamoravës.
“Midis Gjilanit e Bujanovcit, Lutfi Haziri e futi Ranillugun. Midis Gjilanit e Preshevës ai e futi Parteshin. Gjilanit ia hoqi çerekun e territorit. Prandaj, të dashur qytetarë, dënojeni me numrin 10, në ditën e gjykimit, me 22 tetor”, porositi Kurti gjilanasit.

Eco Higjiena

Ndërsa, për kandidatin e PDK-së, Zenun Pajazitin, Kurti tha se nuk mund të bëhet kryetar. Madje, ai ironizoi me të duke e quajtur “korrier të shefit të shefave” e “kasnec”.

Më tej, Kurti ka thënë se kryetar i Gjilanit do të jetë Sami Kurteshi, e për të tha se ka mendjen e thellë dhe zemrën e madhe. Pastaj, Kurti u zotua se me qeverisjen e Sami Kurteshit, kalohet nga injoranca tek dija, nga uzurpimi tek çlirimi, nga frika tek guximi, nga mashtrimi te besa, nga dëshpërimi tek shpresa dhe nga indiferenca te dashuria./rajonipress/

Mund të ju interesoj: