ARKATANA

Albin Kurti: AAK e Nisma të kthehen në Kuvend!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njëri nga deputetët më të votuar opozitarë, Albin Kurti ka kërkuar nga AAK e Nisma që të kthehen në Kuvend.

“I ftoj që të kthehen në Kuvend AAK-në e Nismën. Duhet të ballafaqohemi me të dyja duart, edhe në Kuvend edhe në rrugë”, tha ai.

Kurti ka thënë se vetëm me protesta në rrugë, nuk do të mund të krijonim një mbështetje kaq të madhe, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, as Jahjaga nuk do ta dërgonte në Kushtetuese Asociacionin, sikur opozita të mos përdorte gaz lotsjellës.

Albin Kurti: Hashim Thaçi është gjarpën indian!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nuk do të lëshojnë pe për cështjen e demarkacionit.

“Ju e patë të ashtuquajturin president të Kosovës, i cili i dha ultimatum Kuvendin për demarkacionin”, tha ai në emisionin “Argument Plus” në RTV 21, raporton Gazeta Blic.

Sipas Kurtit, Thaçi i ka borgje Serbisë, dhe këtë ultimatum nuk ia bën Serbisë, por Kuvendit të Kosovës.

GRANDEMALL

LEXO: Kurti: Hashim Thaçi është kriminel dhe tradhëtar!
“Ju e dini se Thaci në luftë e kishte nofkën Gjarpën. Por jo gjarpën ilirm por Indian. Ju e dini se ky gjarpër, sillet ashtu si i bie fyllit pronari i saj, dhe mbledh paratë. Ngjajshëm është Hashim Thaçi, gjarpër i Vucict”, tha ai.

(Gazeta Blic)

Albin Kurti: Ne veprojmë si ekip i Visar Ymerit!

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka theksuar se lideri i VV-së, Visar Ymeri është ai i cili negocion me partitë opozitare, për hapat e mëtutjeshëm me partiitë tjera opozitare.

“Sa i përket negociatave me partitë tjera opozitare, është çështje që e bën lideri Visar Ymeri.

Ai vendos që të në thërras edhe ne në ekip apo jo”, tha ai në Argument Plus në RTV 21, raporton Gazeta Blic.

LEXO: Albin Kurti i ka dy fjalë për futbollin dhe kombëtaren e Kosovës!

Ai ka theksuar duhet të ndërmerren hapa radikalë kundër demarkacionit. Sipas tij, Hashim Thaçi është një tradhëtar dhe kriminel i madh dhe duhet të largohet nga posti ia presidentit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.