RCCOLA

Albert Bunjaku takon De Biasin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku do të takohet me përzgjedhësin e Shqipërisë, Gianni de Biasi. Të dy trajnerët do të takohen për herë të parë në nivel zyrtar. Lajmi bëhet i ditur nga Bunjaku.

“Të dielën do të jem në Shqipëri, për të ndjekur finalen e Kupës së Shqipërisë, kurse më pas do të kem një takim me De Biasin. Ne nuk jemi për t’i bërë dëme Kombëtares Shqiptare, prandaj do të bisedojmë me të”, ka deklaruar Bunjaku.

Fundamenti

Në finale e Kupës së Shqipërisë takohen Kukësi me Flamurtarin e Vlorës. Pjesë e Kukësit janë dy kosovarët, Yll Hoxha e Besar Musolli.