ARKATANA

Albana, shqiptarja “me trup prej llastiku”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Për një kohë të gjatë ajo ka qenë e vetmja që në nivel planetar e zotëronte figurën e ndërlikuar të “harkut me shigjetë”.

Ditët festive para Krishtlindjes në Gjermani kanë qenë të rezervuara për shumë programe artistike dhe shfaqje të ndryshme cirku e akrobacionesh të ndryshme. Pjesë e disa shfaqjeve nga më të zgjedhurat ka qenë Alba Kukli, “vajza gjarpër” ose vajza “me trup prej llastiku”, siç identifikohet shqiptarja e famshme me qëndrim në Gjermani.

FIDANISHTJA

Alba që në moshën e saj të njomë 7 vjeçare ka filluar trajnimin si kontorsioniste (“njeri gjarpër”) në Cirkun Shqiptar të shtetit. Ndërsa ishte vetëm 9 vjeçe kur kishte filluar të kënaqte publikun me numrat e saj akrobatikë. Sot pas sa vitesh ajo është njëra ndër kontorsionistet më të vlerësuara në botë. Ka marrë një numër të madh çmimesh nga shumë manifestime të varietesë dhe të cirkut në gjithë botën.

Për një kohë të gjatë ajo ka qenë e vetmja që në nivel planetar e zotëronte figurën e ndërlikuar të “harkut me shigjetë”. Edhe sot ajo bën pjesë në një numër të vogël të kontorsionisteve që arrijnë ta bëjnë këtë akrobacion unik. “Janë disa që e kopjojnë Albën por sharmi i saj mbetet i paarritshëm”, thuhet në mediet gjermane që shkruajnë për Albana Kuklin./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.