GRANDEMALL

Alban nuk është marre me dhanë dorëheqje

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Kushtrim Kadriu – Paaftësia e kryetarit të Gjilanit po dëshmohet në çdo veprim që ai bënë. Po dëshmohet në çdo fjalë dhe në çdo vepër të tij.

Kryetari paska dalë me një shkrim ku i fton qytetarët të japin ide se si të zhvillohet Gjilani. Nuk jep qytetari ide për ta zhvilluar komunën o i paaftë. Qytetari ta ka dhënë votën dhe më këtë edhe besimin që t`i me idetë e tua ta zhvillosh Gjilanin.

Ti duhet t’i kesh idetë për zhvillim. Ti do të duhej t`i kishe pas ato ide që para kandidimit. Do të duhej t’i kishe pas ato ide në momentin që të ka shkuar ndër mend të kandidosh për të parin e Gjilanit. Përndryshe, nuk do të duhej të bëje asnjë hap më tutje.

Kah je nisë? Kah ia ke mësy kështu, ç`orras, pa asnjë ide? Kryetarllëku i komunës (së Gjilanit) nuk është si të shkosh në dasëm. Të pispillosesh, të veshësh kostumin më të mirë edhe ha, pi, vallëzo e kënaqu. Jo, mor zotëri! Në momentin që e synon këtë post kaq të lartë, do të duhej të ishe i vetëdijshëm për barrën rëndë që po synoje të merrje.

Kur dikush synon postin e të parit të Gjilanit, kur dikush synon ta drejtojë një komunë kaq të madhe dhe me kaq shumë probleme për t’i zgjidhur e me kaq shumë punë për të bërë, duhet ose të jetë shumë i përgatitur, me shumë përvojë, me shumë ide, e me super energji për të punuar.

GRANDEMALL

E dimë që në Kosovën tonë të dashur, gjërat kanë degraduar aq shumë saqë secilit idiot ia ha mendja se mund të drejtojë drejtori, komunë e qeveri. Por, kjo çmenduri duhet të ndalet, se përndryshe e piu e zeza qytetarin dhe e mbuloi turpi zyrtarin.

Ndoshta ke qenë i bindur se nuk do të fitoje dhe vetëm dole sa për të bërë garë, por, përsëri do të duhej ta kishe planin B, në rast se fitoje, do të duhej të ishe gati. Se ku i dihet. Siç thonë një fjale: kujdes çka po i lutesh Zotit se mund të ta plotësojë”, e pastaj s’di çka bënë e s’ke nga ia mbanë. Edhe me ty ka ndodhur me gjasë e njëjta: të ka mbetur në derë posti i kryetarit të Gjilanit pa ditur ç‘të bësh me të, “me mbajtë qysh me mbajtë, me lëshu qysh me lëshu”.

Me zgjedhjet e fundit, Gjilani ka eksperimentuar ma shumë se Ëuhan- i i Kinës. Ata i dhanë botës një virus vdekjeprurës që mbyti miliona jetë anë e mbanë botës, ndërsa votuesi i dha Gjilanit një kryetar që dita ditës po mbytë Gjilanin me paaftësinë e tij.
Kryetar, nisja realizo 100 premtimet e tua ose “ec prej shpie”!

Nuk është marre me dhanë dorëheqje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.