Eko Higjiena

Alban Hyseni, zhvillon takim me përfaqësuesit e GIZ-it për menaxhimin efikas të mbeturinave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar takim të frytshëm me menaxherin e projektit të Shërbimeve të Qëndrueshme Komunale, Stefan Mager, dhe këshilltarë të tjerë të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), organizatë e cila ka përkrahur vazhdimisht komunën e Gjilanit.

Hyseni me këtë rast ka falënderuar përfaqësuesit e GIZ-it për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Gjilanit, ku së fundmi, nga kjo organizatë Gjilani ka përfituar si donacion 3 mijë kontejnerë, të cilët janë shpërndarë në tërë qytetin.

UBT

“Diskutim kyç ishte menaxhimi efikas i mbeturinave, rëndësia e parandalimit të gjenerimit të mbetjeve, përgatitja e mbeturinave për ripërdorim dhe riciklim, e deri tek ekonomia e qarkut. Rritja e ndërgjegjësimit për minimizimin e prodhimit dhe riciklimit sa më shumë të jetë e mundur është çelësi i menaxhimit të suksesshëm të mbetjeve që mbron mjedisin dhe siguron zhvillimin e komunës në të ardhmen”, ka thënë Hyseni.

“Bashkëpunimi rajonal në menaxhim të mbeturinave është një nga temat që do të diskutohet në takimin e përbashkët mes kryetarëve të komunave të regjionit të Anamoravës, e që është iniciativë e komunës së Gjilanit”, ka shtuar, Alban Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.