Mobi Casa

Alban Hyseni viziton punimet në rregullimin e sheshit “Xhavit Ahmeti”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar sot punimet në sheshin ‘Xhavit Ahmeti’ ku ka biseduar me përgjegjësit e projektit, për t`u siguruar se punimet do të vazhdojnë me intensitet të lartë dhe se do të kryhen sa më parë.

‘Sot kam dalë në terren për të vëzhguar nga afër punimet në sheshin ‘Xhavit Ahmeti’ ku u takuam me përgjegjësit e projektit dhe u siguruam se punimet do të vazhdojnë me intensitet të lartë dhe do projekti do të kryhet sa më parë, duke e ditur se po shkaktojmë edhe një lloj pengese për bizneset që tani në këtë kohë festive kanë një aktivitet të shtuar dhe në të njëjtën kohë po pengojmë edhe qarkullimin e njerëzve e sidomos të nxënësve”, ka thënë Hyseni.

FITORJA

Për më tepër, ai tha se ka kërkuar nga kompania rregullimin e një shtegu të përkohshëm për këmbësorë, derisa projekti të përfundojë, për të shmangur lëvizjen e nxënësve dhe të qytetarëve në rrugë.
“Ajo çka kërkova me urgjencë të bëhet tani, është që të rregullohet një shteg i vogël për ecje, të cilin mund ta shfrytëzojnë nxënësit dhe qytetarët, që të mos ecin në rrugë dhe në të njëjtën kohë kërkova që dinamika e punimeve të vazhdojë me këtë intensitet dhe të sigurohemi që projekti të përfundojë sa më parë’ ka thënë Alban Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.