Alban Hyseni, viziton punimet në asfaltimin e rrugës hyrëse dhe dalëse Gjilan-Bujanoc

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet në fillimin punimeve në asfaltimin e rrugës hyrëse dhe dalëse Gjilan – Bujanoc.

Hyseni ka thënë se ka kërkuar që sa më parë të bëhet asfaltimi i këtij segmenti.

“Ne kemi kërkuar që sa më shpejt të bëhet asfaltimi i këtij segmenti nga rrethrrotullimi deri përtej fshatit Shillovë. Pas asfaltimit të kësaj pjese, ne kemi kërkuar që punimet të ndërpriten në mënyrë që të mos e pengojmë qarkullimin e bashkatdhetarëve pas shtimit të fluksit të automjeteve në këtë pjesë”, ka thënë Hyseni.

Ai ka theksuar se është duke u angazhuar maksimalisht bashkë me institucionet e nivelit qendror që projektet infrastrukturore në komunën e Gjilanit të përfundojnë sa më shpejt.

“Besoj që sot dhe nesër do të përfundohet asfaltimi, ndërkaq varësisht nga temperaturat deri të shtunën maksimalisht do të lëshohet për qarkullim kjo pjesë e në këtë formë do të lehtësojmë edhe qarkullimin e automjeteve për këtë segment. Është bërë punë e madhe dhe e rëndësishme, ndërkohë që tash pas rritjes së çmimeve për punë, ka edhe stagnime në shumë projekte që është dashur të përfundohen tash e dy vite”, ka shtuar Alban Hyseni. /rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS