UBT

Alban Hyseni takohet me stafin e Drejtorisë Komunale të Arsimit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA), ku ka zhvilluar takim informues me stafin aty, për t’i parë nga afër punët, problemet e sfidat.

Hyseni bëri të ditur se janë bërë disa përgatitje në DKA, duke shtuar se do të ketë edhe hapa të tjerë që duhet të ndërmerren në vijim.

“Sot takova të gjithë stafin e Drejtorisë së Arsimit dhe u njoftova nga afër me problemet e sfidat që na presin. Është periudhë kur kemi pak pushime, është sezoni i dimrit dhe kemi shumë obligime e angazhime të cilat na presin. Duket që kemi bërë disa përgatitje, por kemi edhe hapa të tjerë në vijim që duhet t’i ndërmarrim dhe në këtë formë ta përmbyllim këtë pjesë të arsimit deri në festat e vitit të ri dhe festat tjera zyrtare dhe në këtë mënyrë ta kemi suksesin për nxënësit tanë”, ka thënë Hyseni.

Hidromorava

Shefi i arsimit në DKA, Nexhat Hajrullahu, e ka falënderuar Hysenin për vizitën dhe ofrimin e mbështetjes, duke thënë se e informuan për rrjedhat e deritanishme, për gjendjen aktuale dhe për sfidat, duke shpresuar që do të kenë rezultate të përbashkëta.

“E falënderojmë shumë për kujdesin dhe kjo tregon që në ditën e dytë të punës është një përkushtim për njërin nga sektorët më të rëndësishëm – arsimin”, ka thënë Hajrullahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.