UBT

Alban Hyseni pret në takim paqeruajtës nga Komanda e Brigadës Regjionale – Lindje

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it nga kampi Bondsteel, në krye me kolonelin Paul C. Judge, zëvendëskomandant i Komandës Regjionale në sektorin e lindjes si dhe kapitenin Deniz Demyriakan, me të cilët ka biseduar rreth situatës së sigurisë në Gjilan dhe regjionin që mbikëqyret nga kjo trupë paqeruajtëse.

Gjatë këtij takimi njohës dhe miqësor u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë, në funksion të sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët e vendit.

ARKATANA

‘Me përfaqësuesit e KFOR-it nga Brigada Regjionale – Lindje biseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë, si nevojë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, me ç`rast shfrytëzova rastin që t`i shpreh mirënjohje të veçantë trupës paqeruajtëse në këtë sektor sikurse e ritheksova gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe Brigadës Regjionale të KFOR-it në Bondsteel”, ka thënë Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.