GRANDEMALL

Alban Hyseni mirëpret projektin për sistemet e ngrohjes qendrore, ku përfitues është dhe Gjilani

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e EIB dhe BERZH-it, ku Gjilani është përfituese e projektit për sistemet e ngrohjes qendrore, mes tetë komunave të Kosovës.

‘Pata kënaqësinë që sot prita në takim përfaqësuesit e EIB dhe BERZH, ku në mesin e 8 komunave të Kosovës është edhe Gjilani si përfituese e projektit “Kosova, sistemet e ngrohjes qendrore SF dhe VNMS’, ka thënë Hyseni.

Projekti është bashkëfinancim nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe është i dedikuar për zhvillimin e studimeve të fizibilitetit (SF) dhe vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social (VNMS) për sistemet e ngrohjes qendrore (SNQ).

ARKATANA

‘Objektivi parësor i projektit është vlerësimi i opsioneve për futjen e SNQ-ve në Komuna nëpërmjet identifikimit të alternativave të mundshme teknike dhe ekonomike si dhe alternativave teknike miqësore me mjedisin”, ka thënë kryetari Hyseni.

Projekte si këto që priten të realizohen nëpërmjet burimeve të rinovueshme të energjisë (BRE) dhe zbatimin e objektivave të efiçiencës së energjisë, të cilat janë në standarde të BE, komuna e Gjilanit i mirëpret si investime të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetesën e komunitetit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.