FITORJA

Alban Hyseni, kryetar i skandaleve dhe i dembellëkut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Kushtrim Kadriu – Gjilani eksperimentoi në zgjedhjet e fundit duke zgjedhur për kryetar një djalë të ri e të papërvojë, i cili nuk bënë as për kryetar klase e lëre për mu shumë. Që eksperimenti dështoi kjo tashmë po shihet në çdo hap e në çdo sferë. Gjilani, praktikisht nuk ka kryetar, nuk ka udhëheqje.

Komuna e Gjilanit, prejse është bërë me udhëheqje të re (tash e tetë muaj) nuk përmendet për asgjë që ia vlenë. Atë e gjenë vetëm në rubrikat e zeza të portaleve, me skandalet e saj. Kryetari, shkeli ligjin pothuajse në çdo hap të tij. Duke mbetur peng i një vote në kuvendin komunal, si pasojë e huqjeve politike të tij, ai shkeli ligjin disa herë. Së pari, bëri marrëveshje të jashtëligjshme me AKR- në.

Dy herë e shkeli ligjin me thirrjet publike në kulturë; pastaj shkeli ligje kur bëri kontrata në vepër, derisa dikur ato i quante kontrata të jashtëligjshme; shpalli konkurse, të cilat më vonë i anuloi. Pothuajse çdo veprim që ndërmori, i doli anti- ligjor.

Eco Higjiena

Ky kryetar me padijen e tij, me mosnjohjen as elementare të punëve e komunës, me mosguximin e tij është shndërruar në sprovë të madhe për Gjilanin. Qeverisja e Gjilanit, sikurse edhe ajo e Kosovës, është e mpirë, nuk ka guxim e as plan për t’i dalë përballë problemeve të shumta mëdha e të vogla që kërkojnë zgjidhje emergjente. Alban Hyseni, njëjtë sikurse kryetari i tij Albin Kurti, veç llaf janë, kurrgjë më shumë.

Që të dy erdhën në pushte me fjalë të mësuara përmendësh e pa asnjë kuptim, ndërsa tani kur e morën pushtetin dhe kur problemet duan zgjidhje, këta rrinë si të mpirë. Herë fshihen si struci me kokën në vrimë e prapanicën jashtë, e herë mundohen që për mossuksesin e tyre të fajësojnë pararendësit e tyre.

E dimë që Alban Hyseni i ka rënë pishman që ka kandiduar për kryetar të komunës, por s’kemi çka i bëjmë. Kur nuk mundesh me ba punën për të cilën je zgjedhur, nuk është marre me dhanë dorëheqje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.