Hidromorava

Alban Hyseni injoron masakrën e Llovcës, djali i dëshmorit e quan turp?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Jam shumë i zhgënjyer dhe të fyer që asnjë zyrtar komunal nuk doli ta nderoj masakrën e Llovcës. Ky është një turp dhe një gjest i rëndë për vet Alban Hysenin i cili në vend se ta nderoj këtë ditë të veçantë për ne, e injoroi masakrën shprehet Sami Xhelili.

Sami Xhelili më 5 prill pati dhimbje e mërzi të dyfishtë. U ndje i turpëruar dhe i zhgënjyer që askush nga Komuna e Gjilanit nuk doli ta nderojnë e respektojë masakrën e Llovcës. “Nuk e kam të qartë vërtet pse kjo komunë guxon të veprojë kështu, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve” tha Samiu i cili është jetimë dhe ka të vrarë prindin në masakrën e Llovcës.

Reagimi i plotë i Samiut:

Me këtë postim iu drejtohem të gjithë atyre që kanë harruar masakrën e Llovcës që ndodhi me 5 Prill 1999. Unë si djalë i dëshmorit ndoshta ju e keni harruar se çka ka ndodh ose të them bëheni sikur e keni harruar, dhe s`doni t`ja dini fare për familjaret e dëshmorëve, po kjo që ka ndodhur është një humbje e madhe për neve si familjar, dhe për mua si djalë i dëshmorit.

FIDANISHTJA

Të harruar them kështu se kurrë asnjëherë institucionet e larta nuk kanë ardh me e vizituar familjen time dhe shume familje tjera në vendin tim, që kanë nevojë për tu vizituar dhe për tu ndihmuar nga Ju!

Kjo datë e sotit 5 prilli është vdekje e dytë për neve si familjar ! Por ju e keni të them obligim me ardhë e me i vizitue këto familje të paktën një herë në vit. Nuk po kërkoj nga ju ta çoni babin tim nga të vdekurit se kjo s`do të ndodh kurrë, po të paktën ejani na vizitoni se për besë nuk u kushton asgjë ! Turp për juuuuuu…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.