UBT

Alban Hyseni fton qytetarët për bashkëbisedim në takimin publik

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Ju ftoj të vini në takim publik dhe t`i dëgjoni të arriturat e kësaj periudhe, planet dhe synimet për gjashtëmujorin e dytë dhe vitet tjera të mandatit tonë ka shkruar Alban Hyseni.

Postimi i plotë i Alban Hysenit:

Të hënën do të jem përballë jush

Të nderuar qytetarë të Gjilanit

Unë e kam marrë mandatin në zgjedhjet e fundvitit 2021.

Të hënën do të jem para jush për të shpalosur sukseset dhe sfidat e gjashtëmujorit të parë të qeverisjes sonë.

KKVITI

Ju ftoj të vini në takim publik dhe t`i dëgjoni të arriturat e kësaj periudhe, planet dhe synimet për gjashtëmujorin e dytë dhe vitet tjera të mandatit tonë.

Jam i vetëdijshëm se kemi shumë për të bërë, por zotohem para jush se do të punoj shumë për ta bërë maksimumin e mundshëm.

Ejani më 27 qershor dhe bashkëbisedojmë për të gjitha nevojat tuaja, për prioritetet dhe mundësitë tona.

Bashkë mund të bëjmë shumë gjëra të mira dhe të ecim përpara.

Ju mirëpres

Alban Hyseni
Kryetar i Komunës