Fundamenti

Alban Hyeni pret në takim një delegacion nga Tetova, koordinohen për realizimin e projekteve të përbashkëta nëpërmjet fondeve të IPA-s

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim një delegacion të Komunës së Tetovës në krye me shefin e Kabinetit atje, Mensur Aliti.

Hyseni ka falënderuar ata për vizitën, ndërkaq ka theksuar se kanë diskutuar dhe janë koordinuar për realizimin e projekteve të përbashkëta nëpërmjet fondeve të IPA-s.

“Diskutimi ynë kryesor është bërë lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, sidomos me projektet që kanë të bëjnë me donatorë të ndryshëm ndërkombëtarë, në këtë rast edhe nga fondet e IPA-s. Ne u pajtuam që ka fusha me interes të përbashkët, me prioritetet që i kemi pasur të parapërcaktuara më herët, në kuadër të premtimeve elektorale. Ndërkaq, mundësia e bashkëpunimit besoj që e rritë edhe potencialin për të fituar projekte të përbashkëta dhe në këtë mënyrë mund ta thellojmë bashkëpunimin tonë, por edhe raportet e ndërsjella në mes të dy komunave”, ka deklaruar pas takimit Hyseni.

FITORJA

Në emër të delegacionit nga Komuna e Tetovës ka folur shefi i Kabinetit të kryetarit atje, Mensur Aliti, i cili pasi e falënderoi kryetarin Hyseni për mikpritjen, tha se patën rastin që të diskutojnë për mundësitë dhe bashkëpunimin në mes dy komunave.

“E kemi situatën e ngjashme si komuna, posaçërisht jemi shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe mendoj se me projektet të cilat na jepen mundësitë përmes IPA-s të bëjmë sa më shumë për qytetarët dhe u dakorduam që të kemi kontakte të rregullta”, ka thënë Aliti. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.