RCCOLA

Alban Bunjaku shkëlqen me Derby U-21

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Alban Bunjaku i rikthehet shkëlqimit. Pas dy viteve në krizë, ai tek tani po sheh dritë. Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës po shndrit me U-21 të Derby Countit, tek të cilët kaloi në verë.

Ai në katër ndeshjet e fundit ka shënuar tri gola dhe ka asistuar po aq herë. “Derby County kanë ‘fluturuar’ javët e fundit në renditje, duke qenë tani dy pikë larg vendit të dytë Arsenal dhe katër prapa Newcastlet, krejt kjo falë formës së mirë të ish-lojtarit të ‘topxhinjve’, Alban Bunjaku”, shkruan ‘hereisthecity.com’.

Mobi Casa

Bunjaku vite më parë ishte pjesë e grupmoshave të reja të Arsenalit, duke luajtur deri me U-21, kurse para një viti e gjysmë u transferua tek Sevilla. Te skuadra spanjolle ai nuk ishte në planet e trajnerit. 20-vjeçari është pjesë e Përfaqësueses A të Kosovës./Tribuna/