Uji Dea

Alban Beqiri: Në “Youth League” prezantuam dinjitetshëm karatenë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qyteti i Poreqit të Kroacisë është nikoqir i garës më prestigjioze të karatesë “Youth League”, ku morën pjesë Kadetët U14 e Juniorët U21. Ekspedita e karatesë së Kosovës në një konkurrencë të madhe ka arritur të marrë katër medalje.

Medalje e arit e fitoj Enkel Hamiti, të argjend Melos Gashi e të bronztë Islam Selmani, ndërsa U12 me medalje të bronztë u stolisë Yll Selimi.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U14, Alban Beqiri, ka bërë të ditur se ky turne me përmasa botërore për karateistët e Kosovës është një përvojë e jashtëzakonshme. “Që nga fillimi për qytetin bregdetarë Poreq të gjithë karateistët kanë treguar kulturë të lartë sportive , nën-moton “Të gjithë për një, një për të gjithë”.

Mobi Casa

Ne, ju kemi qasur kësaj gare me renome botërore siç është më së miri, karateistët kosovarë edhe njëherë kanë treguar se ky sport në vendin tonë ka perspektivë të ndritshme, ku të gjithë garuesit kanë treguar përformancë të mirë dhe jemi të kënaqur me rezultatet e arritura. Por nuk ka vend për vetëkënaqësi, pasi në të ardhmen do të jemi edhe më të përgatitur, ishte kjo një përvojë e jashtëzakonshme ku i falënderoj të gjithë zyrtarët e FKK-së, poashtu edhe udhëheqësit e ekspeditës, selektorët e trajnerët e kombëtares, e gjithashtu një falënderim shkon edhe për trajnerët e klubeve të Kosovës të cilët me punën e tyre po dëshmojnë se në klube punohet në mënyrë profesionale”.

Në këtë festival të karatesë me sukses kanë kaluar provimin e Licencimit WKF – Alban Beqiri, Nexhmedin Isufi, Agron Tosuni e Yll Gashi. Drejtësin e karateistëve më shumë profesionalizëm e kanë ndarë në këtë kampionat edhe Besart Vitia si dhe shefi i arenës Milazim Haliti, Ali Vokshi e Astrit Ndrecaj, duke drejtuar sistemin e poentimit elektronik.

Përzgjedhësi i Kosovës U14, Alban Beqiri, ka premtuar se në të ardhmen karateistët Kosovarë do të arrijnë rezultate edhe më kulminante./rajonipress/