FIDANISHTJA

Alarmon VV: Vadat e kanalizimit në Gjilan shkojnë skurrel

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Anëtari i Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Fehmi Sylejmani, ka ngritur disa shqetësime aktuale dhe të nevojshme të qytetarëve gjilanas, teksa organet relavante të komunës fare nuk gërzhiten për këto çështje akute, e që po harrojnë se janë përgjegjësi kryekëput e tyre.

Kryetari i komunës Lutfi Haziri, ndonëse me të madhe kishte premtuar para fushatës dhe gjatë qeverisjes së tij, se qyteti i Gjilanit do të jetë i pastër dhe asnjë vade nuk do të rrjedhë, kjo ka mbetur vetëm premtim elektoral dhe demagogji fjalësh, sepse realiteti po dëshmon krejt të kundërtën, meqë në brendësi të qytetit, në këtë vapë të madhe vadet e kanalizimit po shkojnë skurrel.

Saktësisht mbrapa objektit të ish kryetarit të komunës, në truallin e dikurshëm të Eko-Higjienes, e që tashmë shfrytëzohet si parking për automjetet e qytetarëve, nga një peset rrjedhë kanalizimi pa ndërprerë, duke krijuar vade të formës së përrockave dhe asnjë zyrtar komunal fare nuk qanë kokën për këtë defekt, që ka pasoja të rënda në aspektin shëndetësor.

Më të atakuariit nga kjo avari fekale janë si gjithmonë tash e sa vjet banorët për rreth lumit Mirusha, të cilëve akoma nuk ju është bërë zgjidhje e premtuar kaherë nga ish qeverisjet e deritashme, sepse tashmë kjo çështje është bërë përrallë, duke ditur faktin se kjo qeverisje madje e ka devijuar edhe planin e lumit Mirusha, duke u arsyetuar se mënyra e mbulimit të lumit është më e mirë për këta banorë, ndonëse në këtë devijim të këtij plani dyshohet për përfitimi personale nga krerët më të lartë komunal.

Mobi Casa

Po ashtu parku në lagjen Dardania I, ka mbetur nën mëshirën e fatit, sepse askush nuk përkujdeset, derisa kemi kubëza të dëmtuara, fusha e basketbollit e qarë, drita fiken herët dhe është e pa mirëmbajtur.

Gjithashtu një shqetësim tjetër për qytetarët gjilanas në këtë vapë të madhe është edhe neglizhenca e përgjegjësve komunal, që fare nuk merren me freskimin/pastrimin e rrugëve e veçanërisht atyre të lagjeve brenda qytetit.

Dhe krejt në fund po ashtu një papërgjegjësi totale e këtij pushtetit është mos mirëmbajtja si duhet e varrezave të qytetit, meqë jo larg festës së Fiter Bajramit shumë qytetarë gjatë vizitave varreve të afërmve të tyre janë indinjuar dhe zhgënjyer me atë që kanë parë tek varrezat ka thënë Fehmi Sylejmani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.