Alarmon VV: Shkollës së fshatit Debëlldeh i mungojnë uji i pijshëm dhe ngrohja qendrore?
Viti – Fshati Debelldeh gjendet afër kufirit me Maqedoninë. Si çdo fshat edhe ky fshat ballafaqohet rënd me nevojat elementare për jetesë. Madje për problemet qё shqetësojnë kёtё lokalitet janë nё dijeni gjithë banorët, mbase tё njëjtët ﴾banorёt﴿ kishin kërkuar disa herё prej komunës sё Vitisë, që disa nga shqetësimet e tyre tё rregullohen nё mënyrë qё tё mos kenë vështirësi. Mirëpo për këto probleme institucioni lokal nё krye me z. Halitin, as edhe njё hap nuk e ka ndërmarr, fakt që edhe vet banorët e dëshmojnë. Problemet qё i preokupojnë vazhdimisht fillojnë prej institucionit arsimor përkatësisht uji i pijshëm dhe ngrohja qendrore në shkollë por natyrisht edhe investimet e nevojshme në sektorin e blegtorisë për të mbajtur gjallë këtë fshat kufitare gati në shuarje e sipër.
Shkollës sё fshatit Debelldeh, pёr afro tri vite iu mungon sistemi funksional i ujësjellësit ﴾uji i pijshëm﴿, si dhe tashmë pёr mё keq sistemi i ngrohjes qendrore ndonёse vitin e kaluar ishte lёshuar pёr herё tё parё. Mirёpo ky sistem aktualisht ёshtё jashtё funksionit efektiv pёr shkak pёlcitjes sё gypave, të cilët është dashur të mbushën me ujë kundër ngrirjes (antifriz) në mënyrë që në rast të ndaljes së rrymës në temperatura ulëta të mos vij deri te ngrirja e ujit. Mirёpo organi lokal i cili mbanё pёrgjegjёsinё ligjore pёr organizimin e kushteve të nevojshme jetёsore, ёshtё distancuar tejmase, duke lёnё nёn mёshirё kёto probleme, gjё qё po e bёjnё më tё rënd jetesën nё atё lokalitet. Sa pёr rikujtim ky fshat njihet si njё vend i madh burimor﴾ i ujit﴿ i cili pёr kapacitetet nёntoksore qё posedon ёshtё nё gjendje tё furnizon gjithё Vitinё me ujë, e lere më fshatin Debelldeh, Pra, këtu shihet qart neglizhenca komunale dhe padrejtësia më e madhe që bën z. Haliti ndaj këtij lokaliteti të skajshëm gjeografikisht.
Pёrderisa komuna e Vitisё, diferencohet skajshёm karshi kёtyre problemeve dhe vuan pёr ekspozim mediatik, pёr hirë të nxënësve kishte dalur në ndihmë mësuesi, Basri Ibishi, i cili me forcat e tija vetanake blenё gjenerator për shkollë. Pra, atё çka s’po e bёn komuna po detyrohen tё bёjnё tё tjerët ﴾mësuesit﴿. Pra komuna pёr çёshtjet qё rregullojnё jetesёn e qytetarёve nuk po mund tё ndanё gatishmёri pozitive, çka njёherit ka qenё edhe premtim i dikurshëm elektoral. Mirёpo pёr çka gjenё kohё tё mjaftueshme dhe çka e bёn madje tejet manipulator dhe pretendues pёr tu paraqitur nё opinion sa mё “meritokratik” ёshtё blerja e çmimeve.
Pra, kjo logjikё qeverisëse pёr tё mbuluar dёshtimet e vazhdueshme si dhe boshllёkun e tij fizik, detyrohet gjithnjё e mё shumё t`i zёvёndёsoj me paraqitje e tija televizive të cilat janë aspak arsyetuese.
Pёr fund ndërtimi i njё qeverisje kredibile dhe e përgjegjshme pёr shoqërinë nuk arrihet tё bёhet përmes paraqitjeve tё orkestruara televizive si edhe me rastin mbjelljes sё një luleje. Pra tё kota janё performimet e tilla, pasi me shumё se gjithçka ёshtё realiteti ai qё flet saktё dhe argumentueshёm pёr qeverisjen pёrkatёsishtё mёnyrёn e zbatimit tё qeverisjes. Qytetarët asnjëherë s’mund tё marrin qeverisje tё drejtё dhe të plotë, kur nё krye tё saj mbizotërojnë individ tё konsumuar ﴾ si në aspektin kronologjik ashtu edhe at politik﴿ që nё esencë kanë përfitimin sipas rrugëve dinake. Kjo qeverisje përderisa është pa vizion të qartë qytetarë ka të pamundshme të prodhojë qeverisje progresive thuhet në reagimin e LVV dega në Viti./rajonipress/


