Mobi Casa

Alarmon Rahimaj: Tri asete të Komunës së Kamenicës, të përfshira në listën e trashëgimisë kulturore në rrezik

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Këto tri asete sipas tij do t’i nënshtrohen ndërhyrjes konservuese – restauruese në kuadër të Projektit “Masat preventive – intervenime emergjente” i implementuar nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës:

UBT
  1. Xhamia e Meshinës në Meshinë, në shumën prej 27,359.00 €;
  2. Shtëpia e banimit e Jusuf Ademit në Leshtar, në shumën prej 64,645.00 €; dhe
  3. Shtëpia e Rahim Sadikut (Shtëpia ku u strehua Mulla Idriz Gjilani) në Gjyrishec, në shumën prej 152,301.00 €.

Këto monumente, të cilat për një kohë të gjatë i janë nënshtruar rrezikut të dëmtimit ose të shkatërrimit të plotë, do të marrin trajtim të duhur për të siguruar ekzistimin e tyre të mëtutjeshëm, si vlera të rëndësishme kulturore e historike të Komunës së Kamenicës dhe më gjerë./rajonipress/