Fundamenti

Alarmon OVL e UÇK: Ish-krerët e UÇK-së po trajtohen në mënyrë çnjerëzore në Hagë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së trajtimit të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar atë si çnjerëzor dhe poshtërues.

Në një reagim publik, OVL UÇK thekson se refuzimi nga ana e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për të pranuar vizitën e Avokatit të Popullit është një shprehje e qartë e zhgënjimit të thellë që ata kanë ndaj një institucioni që, sipas tyre, ka zgjedhur të heshtë përballë padrejtësive në vend që të mbrojë të drejtat e tyre.

“Qëndrimi i tyre është një mesazh i fuqishëm se kjo gjendje nuk mund të normalizohet dhe as të justifikohet. Për më tepër, kufizimet ekstreme në takimet me avokatët dhe ndërhyrjet arbitrare në përgatitjen e mbrojtjes ligjore përbëjnë cenim të drejtave themelore të njeriut dhe shkelje të rënda të së drejtës për një proces të drejtë gjyqësor”, thotë OVL e UÇK., transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

Tutje OVL e UÇK thotë se “siç është raportuar në media, takimet po organizohen në mënyrë të papritur dhe në kushte të papërshtatshme, duke penguar seriozisht funksionimin efektiv të mbrojtjes”.

“Këto shqetësime i ka ngritur edhe Avokati i Popullit i Kosovës, i cili ka deklaruar publikisht se mbajtja e gjatë në paraburgim dhe mungesa e vendimeve të drejta për lirimin e përkohshëm bien ndesh me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe e përbëjnë trajtim jo të dinjitetshëm”.
Në këtë kontekst, OVL UÇK ka drejtuar një apel publik për ndaljen e menjëhershme të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues të të paraburgosurve; sigurimin e aksesit të plotë dhe të pandërprerë në mbrojtje ligjore; reagim të qartë dhe publik nga Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara ndaj shkeljeve të evidentuara; rishikim të menjëhershëm të kushteve të paraburgimit dhe shqyrtim serioz të mundësisë për lirim të përkohshëm.

Në reagim thuhet se “luftëtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar për drejtësi të njëanshme, për paraburgime pa fund dhe për t’u poshtëruar në emër të një drejtësie që hesht përballë padrejtësisë”.
“Drejtësia e vërtetë fillon me respektimin e dinjitetit njerëzor”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.