RCCOLA

Alarmon Lenjani: Ministre Nagavci mos hesht, vepro sa nuk është bërë vonë?

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Selver Lanjani thotë se ka dy muaj që u ka dërguar kërkesa urgjente Ministrisë së Arsimit, Qeverisë, kreut të Komunës, po ende nuk ka marrë përgjigje. Kuadri mësimor në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Kimisë mungon në brezin kufitar ndërsa ka dy muaj që këto orë janë humbur.

Selver Lenjani si duket e ka humbur durimin me ministren Arbërije Nagavci. Lenjani po alarmon kohëve të fundit problemin që brezi kufitar e ka për mungesën e kuadrit në dy lëndët, Gjuhë Shqipe dhe Kimi.

“U kam dërguar shkresa urgjente të gjithëve prej ma të madhit deri tek më i vogli. Askush nuk përgjigjet dhe nuk ndërmerr asgjë. Vërtet kjo është për çdo kritikw e shqetësim sepse institucionet janë krijuar për popullin dhe ne presim që ato të na ndihmojnë kur kemi nevojë” shprehet Lenjani për rajonipress.

RCCOLA

Lenjani tha se nxënësit tashmë i kanë bërë dy muaj që nuk kanë mbajtur orë nga këto dy lëndë. “Është për keqardhje kjo heshtje dhe ky mos reagim i Nagavcit e cila e ka gojën plotë se si duhet të respektohen rregullat, ndërsa hesht dhe pranon të humbën orë të tëra për mungesë të kuadrit” shton Lenjani.

Lenjani mendon se ka ardhur koha që të gjithë të mendojnë dhe të reagojnë për situatën e rëndë në Karaqevë dhe në përgjithësi brezin kufitar./rajonipress/