Uji Dea

Alarmon Kushtrim Kadriu: Kuvendi i Gjilanit drejtë zgjedhjeve të parakohshme?

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Mendoj se kryesuesi është duke tentuar të bëjë një çmenduri politike, për të shkuar edhe një herë në zgjedhje. Ai po do që fill një vit pas zgjedhjeve, Gjilani përsëri të shkojë në zgjedhje, për asamble komunale. Këtë veprim ai do ta bëjë për faktin se subjekti i tij nuk e ka më numrat në Kuvendin Komunal. Me shpresë se do të rriten, ai po mendon ta çojë Gjilanin në zgjedhje, përkundër krizës së thellë ekonomiko- politike në të cilën është zhytur Kosova ka shkruar Kushtrim Kadriu.

Postimi i plotë:

Fundamenti

Pushteti në Gjilan, përpos kësaj ka problem edhe me këshilltarët e vet.
Me gjasë ata po duan të shkojnë në zgjedhje në mënyrë që ta pastrojnë grupin e tyre aktual të asamblistëve. Por, këtë mosfunksionim të tyre të brendshëm nuk u ka borxh buxheti i Kosovës. Kërkush nuk u ka faj që listën e tyre e bënë mish- mash, nuk lanë të hunit e të konopit pa futur në listën e tyre, e tash po u nxehet koka. Kërkush nuk u ka faj pse në krye kanë vënë persona totalisht të paaftë. Nuk u ka borxh buxheti i Kosovës që t’ua jap disa miliona euro për tekat e një pushteti të paaftë.
Sa për mua shkojmë në zgjedhje që nesër, por nuk mendoj se pushteti aktual do të korrte ndonjë sukses, përkundrazi ai do të tkurrej edhe më shumë. Kjo për faktin se qytetarët e Gjilanit janë dëshpëruar me pushtetin aktual. Me pushtetin që premtoi shumë e bëri hiç. Me drejtues të pushtetit që u mungojnë edhe njohuritë më elementare në punët e komunës.