Fundamenti

Alarmon Arbër Emini: Srecko Spasiç, është emëruar nga Qeveria e Serbisë si Kryetar i strukturës ilegale të quajtur “Organ i Përkohshëm i Komunës së Vitisë”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kërkesë për ndërhyrje urgjente të institucioneve të Republikës së Kosovës për shkak të provave të qarta se kandidati për Kryetar të Komunës së Kllokotit, z. Srecko Spasic, është emëruar nga Qeveria e Serbisë si Kryetar i strukturës ilegale të quajtur “Organ i Përkohshëm i Komunës së Vitisë” ka shkruar Arbër Emini.

Postimi i plotë:

Si përfaqësues legjitim i komunitetit shqiptar në Komunën e Kllokotit, njoftoj opinionin publik dhe organet kompetente të Republikës së Kosovës se më datën 6 nëntor 2025, në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë (Službeni Glasnik RS, nr. 119-12147/2025), është publikuar vendimi i Qeverisë së Serbisë me të cilin Srecko Spasic emërohet Kryetar i Organit të Përkohshëm të Komunës së Vitisë.

Uji Dea

Ky vendim përbën provë të qartë dhe të pakontestueshme se z. Spasic është pjesë aktive e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat veprojnë në kundërshtim me rendin kushtetues dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Sipas Nenit 29.2 të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, kandidat nuk mund të jetë një person që:
“ushtron funksione në institucione apo struktura që nuk janë pjesë e sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.”
Ky nen është shkelur rëndë nga KQZ nëse ka lejuar certifikimin e këtij kandidati, dhe nëse PZAP nuk ndërhyn me urgjencë, rrezikohet legjitimiteti i procesit zgjedhor në Komunën e Kllokotit.
Kërkoj:

  1. Nga KQZ – që menjëherë të pezullojë dhe decertifikojë kandidaturën e Srecko Spasicit, pasi provat tregojnë se ai është zyrtar i strukturave paralele serbe.
  2. Nga PZAP – që të nisë procedurën e shqyrtimit urgjent, bazuar në Nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet, dhe të anulojë çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
  3. Nga Prokuroria Themelore në Gjilan – të hapë hetim penal për veprimtari të kundërligjshme dhe ushtrim të funksioneve në institucione ilegale.
  4. Nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Pushtetit Lokal – që të reagojnë publikisht dhe ligjërisht për të ndaluar ndërhyrjet e Serbisë në proceset tona demokratike.

Përfundim:
Republika e Kosovës është shtet sovran dhe demokratik.
Asnjë person që është pjesë e strukturave ilegale të Serbisë nuk mund të jetë kandidat, kryetar apo zyrtar në sistemin ligjor të Kosovës.
Lejimi i një kandidati të tillë në fletvotim është cenim i drejtpërdrejtë i sovranitetit dhe integritetit kushtetues të vendit.
Kllokot, më 8 nëntor 2025
Arber Emini
Përfaqësues legjitim i komunitetit shqiptar në Komunën e Kllokotit
Për kontakt dhe komunikim me institucionet: [ 048434899 ]