Eko Higjiena

Alarmohet Karaçeva: Serbia tenton ta vendos edhe një tabelë provokuese

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në kërkesën drejtuar institucioneve vendore dhe ndërkombëtare Selver Lenjani ka njoftuar për copëtimin e territorit të Kosovës, më saktë rreth tabelës së vendosur në mes të Kosovës dhe Serbisë në Karaçevë, e që de fakto ajo tabelë do ta përcaktojë pikën kufitare brenda territorit të Kosovës.

Selver Lenjnani kryetar i Bashkësisë Lokale në Karaçevë edhe njëherë ka ngrehur alarmin rreth provokimeve të vazhdueshme të xhandarmërisë serbe në zonën kufitare me Kosovën.

Lenjani në një letër publike dërguar të gjithë faktorit ndërkombëtar në Kosovë, NATO-së, OSBE-së, EULEX-it, Albin Kurtit, Glauk Konjufcës e Vjosa Osmanit i ka njoftuar ata për veprimin e fundit që pritet të ndërmer Serbia. “Sa për dijeni kjo tabelë do të vendoset në hyrje të fshatit Karaçevë, te kthesa e Novosellës në Komunën e Kamenicës. Pra kjo pikë gjendet brenda hartës së territorit të shtetit të Kosovës dhe mbi 26.000 hektar tokë të Kosovës, me vendosjen e kësaj tabele ndërkufitare po i bashkohen Serbisë. edhe de jure” ka shkruar Lenjani.

Uji Dea

“Po ju drejtohemi juve të nderuar ndërkombëtarë e vendor sepse ju e keni obligim Kushtetues ruajtjen e territorit të Kosovës, nga ju kërkojmë që urgjentisht të parandaloni vendosjen e kësaj tabele. Dua të ju bëjë me dije se ne banorët e kësaj ane jemi në hall të madh nga patrullimi i Ushtrisë dhe policisë serbe në vendlindjen tonë, ne jemi tepër të zhgënjyer nga neglizhenca e juaj. Vendlindja ime Karaçeva praktikisht po kontrollohet nga shteti i Serbisë sepse këtë gjë po ia mundëson neglizhenca dhe papërgjegjësia e juaj sepse mbi 170 pronarë tokash me vendosjen e kësaj pike ndërkufitare, po i humbin livadhet dhe arat e tyre, para syve tanë dhe ju të zgjedhurit e popullit heshtni me vite të tëra” ka nënvizuar Lenjani.

“Ne ende nuk e kemi të qartë se si është e mundur që policia e Kosovës ta ketë të ndaluar patrullimin në atë zonë të Karaçevës e cila gjendet brenda hartës së Kosovës. Ejani në teren Albin Kurti ashtu siç keni bërë propagandë gjithmonë se do ta mbroni brezin kufitar. Dilni dhe bashkëjetoni pak qaste me popullin dhe mos u fshihni në zyrat e nxehta e xhipat e luksit” thuhet në letrën e Lenjanit./rajonipress/