Fundamenti

Alarmi nga deputeti sllovak për Kosovën, profesori i njohur paralajmëron rrezikun e madh

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Çfarë dëshirojnë LDK dhe Vetëvendosje dhe kush ishte politikani që e ndali ndarjen e Kosovës….

“Unë pres që çështja e njohjes së Kosovës përmes idesë së shkëmbimit të territoreve do të kthehet prapë. Sido që të jetë, ajo mund të destabilizojë fqinjët e Bosnje e Hercegovinës”. Ky është alarmi që ka dhënë për Kosovën deputeti sllovak i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, i cili edhe njëherë ka treguar kundërshtinë e tij për një ide të tillë të prekjes së kufijve.

E sipas profesorit të së drejtës, Muhamet Kelmendi, njehërit edhe njohës i zhvillimeve politike, deklarata e Kukan është dëshmia më e qartë se çështja e shkëmbimit të territorit midis Kosovës e Serbisë është duke jetuar dhe përsëri do të merr hov në kuadër të raporteve.

“Edhe në Beograd edhe në Prishtinë janë në pushtet forcat që kanë punuar dhe po angazhohen për ndarjen e Kosovës. Thaçi dhe krimineli Vuçiç janë në ballë të shteteve. Të dy janë president dhe bisedimet do të behën në këtë nivel dhe në nivel të qeverive. Politikani që ndali ndarjen e Kosovës, Ramush Haradinaj, është në fushatë”, deklaroi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Uji Dea

Kelmendi ka shtuar së zhvillimet politike në të ardhmen do të varet shumë se kush do të fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.

“Dy subjektet politike, si LDK e VV, dëshirojnë ta zëvendësojnë taksën si mjet i njohjes së Kosovës nga shteti serb me pajtimin ndërkombëtar të reciprocitetit. Kjo është një teori e mirë por vetëm pas nisjes së shtetit. Pra, kur ka njohje, vepron reciprociteti. Por jo tash kur shteti i Kosovës nuk njihet nga shteti serb dhe fare këtu nuk ka asgjë pozitive reciprociteti. Kosovës i duhet njohja dhe pastaj bisedimet duhet të zhvillohen në bazë të pajtimit ndërkombëtar të reciprocitetit. Po kështu, vetëm ndryshe, është edhe PDK”, shtoi Kelmendi.

Sipas tij, kjo parti dëshiron ta pezullojë taksën për 120 ditë, gjë që ndikon dhe të futet përsëri shkëmbimi i territoreve.

“Kemi kështu një zhvillim të vështirë dhe mundet të shpie të konfliktet e mëdha në vend. Populli i Kosovës nuk është për shkatërrimin e shtetit. Nuk mund të jap territor të gjerë pa marrë asgjë, apo vetëm pak. Natyrisht se duhet deklaruar qartë se kurrë nuk mund të hiqet dorë nga Ujmani, Mitrovica dhe Trepça, sikundër dhe as të krijohet ndonjë asociacion. Këto janë vdekjeprurëse për shtet. E këtë duhet kundërshtuar”, përfundon Kelmendi për “Kosova sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.