Eko Higjiena

Alarmi i bukës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prodhuesit e bukës në Kosovë paralajmërojnë rritje të çmimit të bukës deri në 50 centë për kilogram. Disa furra veç kanë filluar t’i rrisin çmimet. Krejt kjo thonë se po vjen si pasojë e shtrenjtimit të miellit, që vetëm dy javët e fundit u ngrit për 6 centë. Rritjet i konfirmon edhe Shoqata e mullisëve.

Një lajm i keq për qytetarët. Buka pritet të shtrenjtohet. Furrtarët kanë paralajmëruar se një kilogram bukë do të kushtojë hiq më pak se 50 centë nga 30-35 centë sa është tani.

Krejt kjo, për shkak të pamundësisë që Kosova vetë t’i plotësojë kërkesat me grurë dhe rritjes së çmimit të miellit në bursat ndërkombëtare.

Prodhuesit kanë nisur qysh tash t’i bëjnë llogaritjet për një shtrenjtim të ri të bukës

Sipas tyre, çmimi i miellit vetëm dy javët e fundit është ngritur për 6 centë, prandaj thonë se nëse vazhdon kështu, atëherë çmimi për një kilogram bukë do të jetë 20 centë më i lartë.

ARKATANA

Aktualisht, çmimi i bukës nëpër furrat e Kosovës varion prej 30 deri në 35 centë.

Shoqata e mullisëve tashmë e ka nuhatur rrezikun që sipas drejtuesve të saj, po vjen nga ngritja e çmimit të miellit nëpër bursat ndërkombëtare.

Ngritje të çmimit të miellit janë shënuar në Amerikë, që është eksportuesja më e madhe e grurit dhe në Francë, që është eksportuesja më e madhe për Evropë.

“Jemi para një situatë që priten shtrenjtime të çmimit të grurit që në mënyrë direkte do të ndikojë në ngritjen e çmimit të miellit dhe bukës. Tani për tani, nuk ka lëvizje të çmimit për shkak se është koha e korrjeve”, ka thënë kryetari i Shoqatës së mullisëve, Muhamet Farizi.(express)