KKVITI

Alarmante: Familjet po i mbyllin shtëpitë dhe po ikin drejt qendrave urbane

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Familjet po i mbyllin shtëpitë dhe po ikin drejt qendrave urbane. Me largimin e banorëve dhe nxënësve fshati po merr heshtjen vrastare e cila po i venit shpresat se Karaçeva e Poshtme do të mbetet vetëm emër në hartë dhe vend i banuar me egërsira thuhet në reagimin e Selver Lenjanit.

Letra e plotë:

Letër publike për Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca
Presidenten Vjosa Osmani
Kryeministrin Albin Kurti
Ministren e MASHT Arbrije Nagavci

Të nderuar bartës të institucioneve të rëndësishme të vendit informacionin e shkurtë dhe të qartë i cili ka të bëj me zhvendosjen e banorëve të fshatit Karaçevë e Poshtme për shkak të mbylljes së objekteve shkollore tashmë e kemi realitet.

UBT

Familjet po i mbyllin shtëpitë dhe po ikin drejt qendrave urbane. Me largimin e banorëve dhe nxënësve fshati po merr heshtjen vrastare e cila po i venit shpresat se Karaçeva e Poshtme do të mbetet vetëm emër në hartë dhe vend i banuar me egërsira.

Derisa në mjedise urbane familjarët zgjedhin shkollën dhe mësuesit fëmijët e Karaqevës së Poshtme po ngelin analfabet ose të zhvendosen në mjedise të ndryshme urbane.
Të nderuar udhëheqës të institucioneve të rëndësishme është koha e fundit të merrni masa për parandalim të dukurisë së zhvendosjes së banorëve nga pronat dhe shtëpitë e tyre.

Ndërsa nëse duam të ruajmë pjesët e Atdheut kjo arrihet vetëm me banorë në trojet e tyre.
Keni barrë të përgjegjësisë karshi nxënësve dhe banorëve të Karaqevës së Poshtme që ata mos të mbeten rrugëve dhe podrumeve në zona urbane të vendit apo analfabet e të pa shpresë në fshatin e tyre.
Me nderime
Selver Lenjani
Kryetar i BL Karaçevë e Poshtme