RCCOLA

Alarm për pasiguri në Aeroport

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në kohën kur në aeroportet ndërkombëtare janë duke marrë masa të sigurisë nga frika e rrëmbimit të aeroplanëve nga terroristët, në Prishtë një grup hakerash kanë marrë në kontroll për disa çaste sistemin e kamerave të sigurisë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Në këtë rast ata kanë depërtuar thellë në zyrat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, duke sulmuar direkt sistemin e sigurisë.

Në një video të cilën e ka siguruar redaksia e gazetës “Zëri”, shihet se si hakerat futen në rrjetin e kamerave të sigurisë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

UBT

Kjo video është postuar në rrjetin social Facebook në profilin e Arditë Ferizit, i cili thotë se është pjesë e KHS-Kosova Hackers Security. Ai shkruan se ata janë të gatshëm të futen edhe në kamerat e shtëpive private. “Për mi pa ma mir boni fullscreen hahahaah O bodall na edhe n kamera t shpis te hijm hahahahah AEROPORTI PRISHTINES fucked kamerat”, shkruan në profilin e tij Ardit Ferizi, pjestar i KHS-Kosova Hackers Security.

Në këtë video që zgjat 2 minuta e 22 sekonda, grupi i hakerave manipulojnë me kamerat të cilat i lëvizin sipas dëshirës së tyre. Ata madje tallen me personalin e aeroportit të cilët shihen duke punuar në zyrat e tyre…(zëri)