RCCOLA

AKV “Kemajl Azizi”përfaqëson Kosovën në Turqi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në Silifke të Turqisë po mbahet festivali ndërkombëtar i Ansambleve muzikore nga shtete të ndryshme të botës. Në këtë festival Kosovën e përfaqëson Ansambli i këngëve dhe valleve Kemajl Azizi nga Vitia.

Për gjatë shtatë ditëve sa zgjatë ky festival, grupi nga Kosova do të zhvilloj një sërë koncertesh në vende të ndryshme.

Ansambli i këngëve dhe valleve Kemajl Azizi nga Vitia, po përfaqëson shtetin e Kosovës në Festivalin ndërkombëtar që mbahet në Silifke të Turqisë nga 20 deri më 26 maj, ku po marrin pjesë shtete të ndryshme të botës si Ukraina, Jakutistani i Rusisë, Kazakistani, Bullgaria, Osetia veriore, ansambli nga Rozhaja e Malit të Zi dhe Bergamo e Izmirit.

Uji Dea

Kryetari komunës së Silifkes Bajram Ali Ongel ka pritur dje përfaqësuesit e të gjitha shteteve pjesëmarrëse të festivalit, të cilave u shprehi mirënjohje për prezantimin e vlerave dhe traditave nga shtetet prej nga vijnë, ndërkohë një takim ka organizuar edhe guvernatori i këtij qyteti.

Ansambli nga Kosova paraqitjen e parë e ka bërë gjatë hapjes së festivalit ku është mirëpritur me duartrokitje të gjata nga publiku, ndërsa interesimi i medieve turke ka qenë i madh për prezantimin e melosit kosovar. Poashtu një prezantim të drejtpërdrejtë me këngë e valle do ta kenë pasnesër edhe në Televizionin shtetëror turk.

Ndërkaq dje ka mbajtur dy koncerte për nxënësit e shkollave të qytetit të Silifkes. Me repertoarin e saj të përgatitur për këtë festival, Ansambli nga Kosova do të paraqitet në mbrëmjen e fundit./rajonipress/