Fundamenti

AKV “Gjilani” ndër më të mirët në Festivalin “Oda Dibrane 2013”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, është nderuar me çmimin për,,Vallet më të mira’’ në Festivalin Folklorik ,,Oda Dibrane 2013 në Peshkopi-Shqipëri.

Në këtë festival kishte Ansamble dhe grupe nga e gjithë hapësira Shqiptare, konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë, por serioziteti dhe përgatitjet e Ansamblit “Gjilani”enkas për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore bën që të i shpërblehet mundi i të gjithë pjesëmarrësve tha Nehat Ferati kryetar i ansamblit “Gjilani”.

Vlen të theksohet dhe profesionalizmi dhe paanshmëria e jurisë profesionale që ishte përgjegjëse për vlerësimin e më të mirëve.

Uji Dea

Ansambli “Gjilani” në këtë ngjarje kulturore është paraqitur me këngë e valle,doke dhe zakone Autoktone nga treva e Anamoraves dhe Karadakut.

Ferati tha se këto ngjarje kulturore janë shumë të rëndësishme për avancimin kulturor të gjitha trevave shqiptare, për njohje që krijohen në mes të rinjve etj. “AKV “Gjilani” ndryshe udhëzohet e përgatitet nga Këshilli Artistik i Ansamblit të përbërë nga: Qemajl Musliu, Nehat Ferati, Afrim Haziri dhe Rifat Idrizi./rajonipress/