Fundamenti

AKV “Gjilani” kthehet nga Turqia me paraqitje dinjitoze

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pjesëmarrja e Ansamblit si përfaqësuese e Komunës së Gjilanit dhe Republikës së Kosovës ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe dinjitoze tha Nehat Ferati kryetar i ansamblit.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është kthyer nga Turqia ku ishte pjesëmarrëse në Festivalin e VII Ballkanik të Folklorit në Bursa- Ansambli ,,GJILANI”, ku pati katër paraqitje të suksesshme.

Nehat Ferati kryetar i ansamblit tha se veçanërisht vlen të përmendet nata finale ku para mëse 7000 shikuesve, kryesisht shqiptarë u interpretuan valle e lojëra burimore e koreografike me veshje kombëtare dhe kolorit të shkëlqyer dhe u prit jashtëzakonisht mire nga publiku.

Në këtë ngjarje kulturore Ansambli i Këngëve dhe Valleve ,,GJILANI” është paraqitur krahas pothuajse gjitha shteteve Ballkanike.

Uji Dea

Përfaqësuesit e Ansamblit në këtë qytet të Turqisë janë pritur edhe nga Kryetari i Komunës Recep Altepe, dhe njëkohësisht janë vendosur kontakte të shëndosha me të gjitha Ansamblet e shteteve të tjera.

Pjesëmarrja e Ansamblit si përfaqësues të Komunës së Gjilanit dhe Republikës së Kosovës ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe dinjitoze.

Pjesëmarrja e AKV “Gjilani” në këtë Festival është mundësuar nga Komuna e Gjilanit – Zyra e Kryetarit dhe Drejtoria për Kulturës, Rinisë dhe Sport tha Ferati./rajonipress/