Hidromorava

Akuzohet Xhaka: Nuk i’a dha gol Shqipërisë!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mediat zvicërane po e komentojnë në mënyra të ndryshme huqjen e Granit Xhakës në një rast në ndeshjen me Shqipërinë.

Xhaka pati nja shans të mirë për të shënuar gol në minutën e 85 të ndeshjes, rast të cilin e shpërdoroi në një mënyrë të dyshimtë duke mos treguar atë shkathtësin që e ka por duke qenë më pasiv pranë portës kundërshtare.

Komentari zvicëran, në komentin live kishte pyetur se çfarë po bën Xhaka, çka i thonë kësaj, pse se fut ai topin, duke dyshuar në atë se qëllimisht ai nuk i shënoi Shqipërisë.

Mobi Casa

Një gazetë zvicërane shkruan se rezultati ishte 3 me 0, por Xhaka nuk e bëri një gol për të falur Shqipërinë që e ka në gjak. Duke aluduar në dështimin e Xhakës pranë portës së Ujkanit, Xhaka është pyetur pas ndeshjes për këtë rast, ndërsa deklaroi:
”Kjo nuk ishte lojë e lehtë për mua. U fishkëlleva për herë të parë në karrierë. Nuk është e rëndësishme a shënova unë apo jo, më rëndësi që fituam” deklaroi burrërisht Xhaka.

Komentatori sportiv Sacha Rauffer është në përfundim se Xhaka me qëllim nuk i shënoi gol Shqipërisë, gjë që sipas tij të gjithë e panë.
Edhe për publikun shqiptar ra në sy dështimi i çuditshëm i Xhakës, i cili sipas gjitha gjasave duket të ketë qenë i qëllimshëm, duke treguar se me fanelë është i Zvicrës por me zemër i Shqipërisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.