Uji Dea

Akuzat e Speciales mund ta dërrmojnë Kosovën

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sipas njohësve të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, veprimi i kësaj gjykate mund të jetë me ndikim mjaft rrënues për imazhin e Kosovës, qofshin fajtorë apo jo të akuzuarit e mundshëm. Ky rrezikim i imazhit të Kosovës mund të vijë, sepse akuzat për trafikim të organeve do të marrin vëmendjen e medieve të mëdha ndërkombëtare, të cilat do ta nxijnë imazhin e një shteti të ri në sy të publikut.

Fillimi i marsit dhe prilli i këtij viti pritet të jetë periudha kur Gjykata Speciale për krimet e supozuara të luftës do të mundë të ngritë edhe aktakuzat e para shkruan gazeta Kosova Sot.

Sipas njohësve të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, veprimi i kësaj gjykate mund të jetë me ndikim mjaft rrënues për imazhin e Kosovës, qofshin fajtorë apo jo të akuzuarit e mundshëm. Ky rrezikim i imazhit të Kosovës mund të vijë, sepse akuzat për trafikim të organeve do të marrin vëmendjen e medieve të mëdha ndërkombëtare, të cilat do ta nxijnë imazhin e një shteti të ri në sy të publikut.

Ndërkohë, Serbia ka kryer gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës, por me fajin e institucioneve të vendit ajo nuk u padit për tentim shfarosjen e shqiptarëve dhe dëmeve të luftës afro 100 miliardësh. Profesori i së drejtës, Riza Smaka pohon se formimi dhe funksionalizimi i Kolegjeve Gjyqësore e Prokuroriale apo i Gjykatës Speciale në Kosovë, pashmangshëm, nga fillimi e ka devalvuar prestigjin shtetëror, politik e kulturor të vendit tone. “Apriori, formimi i trupit të tillë të judikaturës ndërkombëtare për krime lufte të supozuara në vendin tonë, imponon një imazh tejet dubioz, negativ dhe dyshues referuar papërfilljes së vlerave elementare të rregullave të luftës e, përgjithë- sisht, të normave morale, juridike si dhe të postulateve metaetike”, u shpreh ai.

Pasojat e qeverisjes dhe gjyqësorit të dobët

Sipas Smakës, formimi i trupit të judikaturës ndërkombëtare në fjalë, në masë të konsideruar është pasojë e qeverisjes së dobët, të pavizion afatgjatë dhe të stilit “sot për nesër” apo le të dalë ku të dalë”. “Pra, në vendin tonë, së pakut, është dashur që ekzekutivi të propozojë e legjislativi të miratojë dhe vijimisht judikatura vendore të zbatojë infrastrukturën legale referuar krimeve të luftës, tekefundit për t’i përmbushur disa insistime në atë drejtim, të cilat, për ata e ato që kishin vesh, kanë tingëlluar kohë më parë. Aq më parë kur, shtetet përreth vendit tonë, pikërisht ashtu kanë vepruar dhe, ashtu e kanë absolvuar, qoftë edhe formalisht kërkesën e tillë”, theksoi më tej Smaka. “Tanimë, veçanërisht pas funksionalizimit të Gjykatës Speciale në Kosovë, veçanërisht në mediet e shteteve të jashtme përgjithësisht e në ato serbe veçanërisht, temë dite, aktuale, atraktive e intriguese, do të jetë çdo akt prokurorial e më tepër çdo akt gjyqësor kondemnativ! Gjithsesi, pasojat negative do të jenë të dimensioneve të ndryshme, në të gjitha sferat e jetës shoqërore, socio- ekonomike, politike e posaçërisht në relacionet ndërkombëtare të vendit tonë me shtete të tjera”, tha prof. Riza Smaka.

FIDANISHTJA

Sipas tij, proceset gjyqësore që priten të nisen, ndër të tjera, mund të vënë jashtë rendit të ditës çfarëdo pranimi të vendit tonë nga shtete që akoma nuk e kanë njohur për shtet demokratik të së drejtës, të pavarur e sovran.

Goditja e Dik Martit

Rrezikim serioz të imazhit të shtetit të ri nga kjo gjykatë sheh edhe prof. Muhamet Kelmendi. “Kuptohet se me Gjykatën Speciale do të keqësohet shumë gjendja në vend, sepse fillimisht do të ketë pakënaqësi, si në vend dhe në arenën ndërkombëtare, sepse akuzat janë të një përmbajtjeje që tërheq vëmendjen dhe përqendrimin e medieve ndërkombëtare”, theksoi ai.

Kelmendi thotë se akoma më keq është që Specialja po vjen e miratuar nga vetë Kuvendi, si kërkesë e këtij institucioni të zgjedhur nga populli. “Fakti se tehu i akuzës do të jenë akuzat për “trafikim” të organeve është një problem në vete, i cili ka zgjuar dhe do të rrisë interesimin e medieve ndërkombëtare. Tani fakti i mosakuzës kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë, si dhe për kompensim dhe dëmshpërblim të dëmit material dhe moral, duke ikur Qeveria e Kosovës nga kjo detyrë, e ka rritur interesimin e faktorit ndërkombëtar se mos “ne jemi të përlyer në krim dhe po frikësohemi për të bërë padi”. Kjo e bëri të bindur edhe Këshillin e Evropës kur Dick Marti paraqiti raportin mbi “Trafikim të organeve nga ana e ushtarëve të UÇK”-së. Me atë lloj të akuzës u aprovua raporti dhe eci çështja. Tash vazhdon akuza. Si e tillë ajo e ka zbehur dhe do ta zbehë edhe më shumë imazhin e shtetit të Kosovës. Ajo do ta godasë tërë UÇK-në dhe natyrisht edhe popullin tonë, i cili në vitet 1989 – 1999 e përjetoi dhunën dhe gjenocidin më të rëndë në historinë e vet”, tha prof. Muhamet Kelmendi.

Ai pohon se të dhënat paraprake flasin për një dëm që arrin shifrën e 100 miliardëve. “Dhe, në vend që ne të akuzojmë për gjenocid, po akuzohemi për krime, gjë që kurrsesi nuk i falet pushtetit në Kosovë”, vlerëson prof. Kelmendi. Sipas tij, nëse akuzat janë shumë të rënda, pa bërë fjalë për vërtetësinë e tyre, ka mundësi që edhe ndonjë nga njohjet e bëra deri më tani të tërhiqen mbrapa. “Kjo sepse ka mundësi që shtetet ta analizojnë situatën dhe të vijnë në përfundim se ky shtet nuk e meriton pavarësinë. Ky rrezik ekziston dhe kësi shembulli kemi pasur me Tajvanin. Mbi 25 njohje iu kanë tërhequr Tajvanit në 20 vjetët e fundit. Shkaqet janë ekonomike, politike, juridike etj., por tërheqje ka pasur. Tani ky rrezik ekziston edhe te Kosova, ndonëse kam mendim se nga akuzat nuk do të ketë gjë të vërtetë, sidomos për “trafikim organesh”. Mirëpo, edhe kjo mjafton për të denigruar dhe për të dëmtuar shtetin tonë. Po mbetemi të shpresojmë se megjithatë nuk do të ecë çështja këndej”, tha prof. Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.